gjykata e larte_new politics logo_presentation_017_copy_2
DREJTORIA E MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN (MEDIAN) DHE ME JASHTË

Tiranë, 21.09.2023

NJOFTIM PËR MEDIAN

Përfaqësues nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial i Republikës së Bullgarisë, janë pritur të enjten në Gjykatën e Lartë nga Zëvendëskryetari Z. Sokol Sadushi dhe gjyqtarët Ilir Panda e Ervin Pupe.

Delegacioni viziton Shqipërinë, në kuadër të forcimit të bashkëpunimeve në fushën e sistemit gjyqësor dhe shkëmbimin e eksperiencave me Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Gjatë takimit, Z. Sadushi vlerësoi bashkëpunimet e vazhdueshme të autoriteteve shqiptare dhe atyre bullgare në fushën e drejtësisë, duke përmendur rolin thelbësor të Këshillit të Lartë Gjyqësor në sistemin e drejtësisë dhe raportet korrekte të bashkëpunimit me Gjykatën e Lartë. Anëtarët e të dy institucioneve u njohën me mënyrën e organizimit dhe funksionimit të pushteteve gjyqësore, organet kryesore të drejtësisë në të dyja vendet, si edhe me proceset reformuese, adaptimin dhe përvetësimin e standardeve evropiane lidhur me pushtetin gjyqësor, nevojën e forcimit të pavarësisë dhe rritjes së efektivitetit të tij.

Ndërmjet tyre u diskutua edhe mbi vazhdimin e forcimit të marrëdhënieve të bashkëpunimit në fushën e ligjit dhe shkëmbimit të vizitave apo organizimit të takimeve të përbashkëta.

 
 
 

 

Për kontakt: Ida Vodica Laska Drejtor i Marrëdhënieve me Publikun (Median) dhe me Jashtë Email: ida.vodica@gjykataelarte.gov.al www.gjykataelarte.gov.al

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte