Programi i Transparencës

Rreth autoritetit Kuadri ligjor rregullator Informacion mbi buxhetin dhe procedurat e prokurimit të Gjykatës së Lartë
Shqyrtimi i çështjeve në lidhje me kuptimin dhe zbatimin e ligjit Sistemi i mbrojtjes se informacionit, llojet dhe format e dokumentave Regjistri i Kërkesave dhe i përgjigjeve
Statistika Informacione/dokumente që kërkohen më shpesh Mekanizmat kontrollues dhe monitorues që veprojnë mbi Gjykatën e Lartë
Koordinatori për të drejtën e informimit

gjykata e larte_new politics logo_presentation_017_copy_2
DREJTORIA E MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN (MEDIAN) DHE ME JASHTË

Tiranë, 09.11.2022

NJOFTIM PËR MEDIAN

Në vijim të zbatimit të projektit të financuar nga Bashkimi Evropian “Portreti i një gjyqtari”, midis të cilëve është partner edhe Gjykata e Lartë e Këshilli i Lartë Gjyqësor, grupi i ekpertëve ndërkombëtarë kanë vizituar të mërkurën Gjykatën e Lartë ku kanë zhvilluar diskutime me Zëvendëskryetarin Z. Sokol Sadushi dhe ndihmësmagjistratet e kësaj gjykate.

Z. Gediminas Sagatys, anëtar i Gjykatës së Lartë në Lituani dhe ekpertët e së drejtës Z. Tomas Chochrin Lituani dhe Z. Tomas Pezl, Universiteti i Prages, patën mundësi të njihen sot më nga afër me funksionimin e sistemit të drejtësisë dhe atë gjyqësor në Shqipëri, pas ndryshimeve të reformës, institucioneve përkatëse për promovimin dhe emërimin e gjyqarëve dhe prokurorëve, mekanizmat kontrollues të tyre, etj. Prezantimet u paraqiten nga ndihmës magjistratet Znj. Iva Zemani, Znj. Lorena Çabej dhe këshilltarja ligjore Znj. Edlira Llango.

Gjykata e Lartë si partner përfitues, ka pasur rol në mbarëvajtjen dhe zbatimin e këtij projekti, duke u përfshirë në grupin e vazhdueshëm të punës me ekspertizën përkatëse në sistemin e përzgjedhjes së gjyqtarëve, vlerësimit të performancës dhe procedurave të promovimit, ku në vijim ka pasur edhe kontribut në studimet krahasuese të sistemit shqiptar dhe të vendeve fqinje.

 
 
 


 

Për kontakt: Ida Vodica Laska Drejtor i Marrëdhënieve me Publikun (Median) dhe me Jashtë Email: ida.vodica@gjykataelarte.gov.al www.gjykataelarte.gov.al

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte