gjykata e larte_new politics logo_presentation_017_copy_2
DREJTORIA E MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN (MEDIAN) DHE ME JASHTË

Tiranë, 02.06.2023

NJOFTIM PËR MEDIAN

I ndodhur në Tiranë, për një vizitë zyrtare, Kryetari i Inspektoratit të Përgjithshëm të Drejtësisë së Republikës së Francës z. Christophe Straudo, ka vizituar të premten Gjykatën e Lartë. Ai është pritur në takim nga Zëvendëskryetari i kësaj gjykate z. Sokol Sadushi si dhe gjyqtarët Ilir Panda e Ervin Pupe. Z. Straudo është ftuar në Tiranë dhe shoqërohej në këtë takim nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë z. Artur Metani.

Gjatë takimit Z. Sadushi vlerësoi rëndësinë e këtyre takimeve sidomos gjatë fazës në të cilën ndodhet Shqipëria, atë të procesit drejt intergrimit në Bashkimin Evropian, si edhe përmendi rolin thelbësor të ILD në sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Drejtuesit e të dy institucioneve u njohën me mënyrën e organizimit dhe funksionimit të pushteteve gjyqësore, organet kryesore të drejtësisë në të dyja vendet, në kuadër të përvetësimit dhe rritjes së standardeve lidhur me pushtetin gjyqësor, pavarësinë e gjyqësorit, punës së prokurorëve e gjyqtarëve, etj..

 
 

 

Për kontakt: Ida Vodica Laska Drejtor i Marrëdhënieve me Publikun (Median) dhe me Jashtë Email: ida.vodica@gjykataelarte.gov.al www.gjykataelarte.gov.al

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte