Shtim date mbi planifikimin e gjyqtarëve për shqyrtimin e kërkesave apo çështjeve të ngutshme për trajtim, për periudhën gusht 2017

02.08.2017

“PËR NJË SHTESË NË URDHRIN NR. 172, DATË 12.07.2017, “MBI PLANIFIKIMIN E GJYQTARËVE PËR SHQYRTIMIN E KËRKESAVE APO ÇËSHTJEVE TË NGUTSHME PËR TRAJTIM””

Në mbështetje të nenit 37/dh të ligjit nr. 98/2016, “Për Organizimin dhe funksionimin e Pushtetit Gjyqësor të Republikës së Shqipërisë”, nisur nga numri jo i pakët i kërkesave që sipas ligjit vlerësohen si të ngutshme për trajtim, me qëllimin garantimin e parimit të efiçiencës dhe kohëzgjatjes së arsyeshme të gjykimit në të gjitha fazat;

Për shkak shqyrtimit të çështjeve me natyrë të ngutshme të paraqitura që nga data 24.07.2017, dhe respektimit të afatit për vlerësimin e tyre brenda afatit ligjor, është e nevojshme që krahas datave të planifikuara më parë, të shtohet një datë tjetër për trajtimin në kohë të këtyre çështjeve;

Si edhe duke marrë parasysh kërkesat dhe sugjerimet e mundshme me trupën gjyqësore dhe grafikun e ndarjes së gjyqtarëve, për gjykimin e çështjeve gjyqësore të ngutshme;

URDHËROJ:

1. Në Pikën “2” të Urdhrit nr. 172, datë 12.07.2017, “Mbi planifikimin e gjyqtarëve për shqyrtimin e kërkesave apo çështjeve të ngutshme për trajtim”, përpara datave 10.08.2017, dhe 23.08.2017, shtohet data si më poshtë vijon:

Në datën 03.08.2017, do të jenë të gatshëm gjyqtarët:

Xhezair ZAGANJORI (Koordinator)

Artan ZENELI

Admir THANZA

2. Ngarkohet Kancelari i Gjykatës së Lartë për të përcaktuar detyrat e administratës së ngarkuar për kryerjen e shërbimeve gjatë periudhës së lejes vjetore.

Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

KRYETARI

XHEZAIR ZAGANJORI

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte