Shqyrtimi i çështjeve në lidhje me kuptimin dhe zbatimin e ligjit

Sipas ndryshimeve të reja Kushtetuese e Ligjore, misioni ekskluziv i Gjykatës së Lartë do të jetë shqyrtimi i çështjeve lidhur me kuptimin dhe zbatimin e ligjit për të siguruar njësimin ose zhvillimin e praktikës gjyqësore.

Në këtë kuadër, është vendosur një sistem i filtrimit të çështjeve që paraqiten në Gjykatën e Larte, nëpërmjet përcaktimit te shkaqeve taksative te ushtrimit te te drejtës për rekurs ne Gjykatën e Larte.

Sipas këtyre shkaqeve, te cilat janë unifikuar per te tre llojet e gjykimeve, mund të ankimohen me rekurs në Gjykatën e Lartë çështjet qe janë te një rëndësie themelore për njehsimin, sigurinë dhe/ose zhvillimin e praktikës gjyqësore, apo kur vendimi qe ankimohet është i ndryshëm nga praktika gjyqësore e Kolegjeve te thjeshta ose praktika e njehsuar e Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë. Gjithashtu ne ligj janë përcaktuar dhe kufij monetare per padite, poshtë te cilit nuk lejohet rekursi ne Gjykatën e Larte.

Tashme Gjykata e Lartë do te ketë si mision unifikimin e jurisprudencës, ndërsa Kolegjet e Bashkuara do te merren me ndryshimin e saj, kur ndërmjet kolegjeve te ndryshme te Gjykatës se Lartë nuk ka një qëndrim uniform lidhur me një çështje juridike.​


Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte