Shpallje vend vakant ne pozicionin Specialist/e ne Sektorin e Informatikes

SHPALLJE PËR LEVIZJE PARALELE DHE PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE

Lloji i diplomës “Shkenca informatike ose inxhinieri elektronike”

Niveli minimal i diplomës “Master profesional”

Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25 të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II, III,IV dhe VI, të Vendimit nr. 243, datë 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave, Gjykata e Lartë, shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, për pozicionin:

1 (një) Specialist/e, në Sektorin e Informatikës, me kategorinë e pagës III-b.

Pozicioni më sipër, i afrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën lëvizjes paralele! Vetëm në rast se në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ky pozicion është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurrimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.

Për të dy procedurat (lëvizje paralele dhe pranim në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive) aplikohet në të njëjtën kohë!

Afati për dorëzimin e dokumentave për LËVIZJE PARALELE

17 Shtator 2017

Afati për dorëzimin e dokumentave për PRANIM NË SHËRBIMIN C IVIL

22 Shtator 2017

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:

1. Mirëmbajtja e sistemeve software të instaluar në përdoruesit e ndryshëm, si dhe ndihmesa teknike ndaj të gjithë punonjësve të gjykatës që përdorin kompjuterat kur kanë probleme në këto sisteme.

2. Monitoron, administron dhe mirëmban infrastrukturën kompjuterike dhe informatike në Gjykatën e Lartë me anë të operacioneve periodike për të garantuar funksionimin e tyre normal, përfshirë këtu (por duke mos u kufizuar me to) testimin e pajisjeve, monitorimin, përditësimin dhe kryerjen e kopjeve rezervë dhe raporteve, etj,.

3. Harton dhe zbaton politikën e sigurisë informative të Gjykatës së Lartë duke instaluar, konfiguruar dhe mirëmbajtur sisteme kundër programeve dashakeqëse, ndërhyrëse (mure mbrojtës, antiviruse, etj,).

4. Bashkëpunon dhe mban lidhje me sektorët dhe eprorët përkatës për problemet e Teknologjisë së Informacionit, duke zbatuar urdhrat e përgjegjësit të sektorit.

5. Ofron mbështetje të nivelit të parë të menjëhershëm në raste kërkesash për problemet kompjuterike për Gjykatën e Lartë.

6. Mirëmbajtje e sistemit audio dhe vidio në sallën e Kolegjeve të Bashkuara, si dhe Backup i të gjitha të dhënave përkatëse për seancat që zhvillohen.

7. Të bëjë konfigurimin e numrave të rinj në çentralin telefonik dhe të kujdeset për mirëmbajtjen e këtij çentrali.

8. Bën instalimin, konfigurimin dhe mirëmbajtjen e printareve dhe fotokopjeve të instaluara në institucion.

9. Përgjigjet tek përgjegjësi i sektorit për kryerjen e detyrave ditore dhe mban lidhje të vazhdueshme me të për diskutimin dhe vendimmarrjen në zgjidhjen e problemeve.

1 LËVIZJE PARALELE

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, nga të gjitha institucionet pjesë e shërbimit civil.

1.1 KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:

Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori për të cilën aplikon.

Të mos ketë masë disiplinore në fuqi.

Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”.

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

Të zotërojë një diplomë “Mastër profesional” në studimet e larta, në shkencat informatike ose në inxhinerinë elektronike. Edhe diploma “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë.

Të ketë të paktën 1 vit pune në fushat e mësipërme.

Të njohë gjuhën angleze ose të një gjuhe tjetër të BE-së.

Të ketë aftësi shumë të mira organizimi, komunikimi dhe prezantimi.

1.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët duhet të plotësojnë pranë Sektorit të Personelit dhe Shërbimeve të Gjykatës së Lartë, dokumentat si më poshtë:

a- Letërmotivimi për aplikim në vendin vakant.

b- Jetëshkrimi i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

http://dap.gov.al/vende-vakante/udhëzime-dokumenta/219-udhëzime-dokumenta.

c- Fotokopje e diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor).

d- Fotokopje e librezës së punës (të gjitha faqet që vertetojnë eksperiencën në punë).

e- Fotokopje e letërnjoftimit (ID).

f- Vertetimin e gjendjes shëndetësore.

g- Vertetimin e gjendjes gjyqësore.

h- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt.

i- Vërtetimin nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi

j- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.

Dokumentat duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në zyrën e Protokollit, të Gjykatës së Lartë, brenda datës 17 Shtator 2017.

REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIN PARAPRAK

Në datën 19 Shtator 2017, Sektori i Personelit dhe Shërbimeve, do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të internetit të Gjykatës së Lartë, si dhe në tendën e afishimeve të njoftimeve për publikun, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht për shkaqet e mos kualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).

FUSHAT E NJOHURIVE, DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

Ligjin nr.98/2016, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”.

Ligjin nr. 9918, datë 19.08.2008 “Për komunikimet elektronike ne Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;

Ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”;

Ligjin nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar;

MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:

Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe certifikimin pozitiv. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës.

b-Eksperiencën e tyre të mëparshme.

c-Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, menyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “ www.dap.gov.al ”.

http://dap.gov.al/2014-03-21-12-52-44/udhëzime/426-udhezim-nr-2-date-27-03-2015

DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURRIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, informacioni për fituesin do të shpallet në faqen zyrtare të internetit të Gjykatës së Lartë, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në tendën e afishimeve të njoftimeve për publikun.

2 PRANIMI NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE

Vetëm në rast se nga pozicionet e renditura në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicion vakant, ky pozicion është i vlefshëm për konkurrim nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive. Këtë informacion do ta merrni në faqen e internetit të Gjykatës së Lartë, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” duke filluar nga data 25 Shtator 2017.

KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E NGRITJES NË DETYRË DHE KRITERET E VEÇANTA

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar.

Kushtet që duhet të plotësojnë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin civil, për kategorinë ekzekutive janë:

Të jetë shtetas shqiptar;

Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;

Të jetë në kushte shëndetësore që lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;

Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtje penale me dashje;

Ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar;

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

g- Të ketë përvojë pune të paktën 1 (një) vit;

h- Të njohë gjuhën angleze ose të një gjuhe të BE;

i- Të zotërojë diplomë të nivelit “Master profesional” në shkencat informatike apo inxhinjeri- -në elektronike. (Edhe diploma e nivelit Bachelor duhet të jetë në të njëjtën fushë);

j- Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe punës me grup;

DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

a- Letër motivimi për aplikim në vendin vakant.

b- Jetëshkrimi i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

http://dap.gov.al/vende -vakante/udhëzime-dokumenta/219-udhëzime-dokumenta.

c- Fotokopje e diplomës dhe listën e noteve (përfshirë edhe diplomën Bachelor).

d- Fotokopje e librezës së punës (të gjitha faqet që vertetojnë eksperiencën në punë).

e- Fotokopje e letërnjoftimit (ID).

f- Vërtetimin e gjendjes shëndetësore.

g- Vërtetimin e gjendjes gjyqësore.

h- Vërtetimi nga punëdhënësi i fundit që nuk ke masë disiplinore në fuqi.

i- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.

j- Vertetimin nga institucioni i fundit ku ka punuar, që nuk ka masë disiplinore në fuqi.

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave më sipër për procedurën e pranimit në kategorinë ekzekutive, duhet të bëhet brenda datës 22 Shtator 2017.

REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në datën 26 Shtator 2017, Sektori i Personelit dhe Shërbimeve, do të shpallë në faqen zyrtare të internetit të Gjykatës së Lartë, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në tendën e informimit për publikun, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçshme e pranimit në kategorinë ekzekutive, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk plotësojnë kushtet e pranimit në shërbimin civil, në kategorinë ekzekutive dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike, për shkaqet e mos kualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail ose me celular).

FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI ME SHKRIM DHE INTERVISTA

Kandidatët do të testohen me shkrim në lidhje me:

Ligjin nr.98/2016, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”.

Ligjin nr. 9918, datë 19.08.2008 “Për komunikimet elektronike ne Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;

Ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”;

Ligjin nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar;

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;

Eksperiencën e tyre të mëparshme;

Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

a- Vlerësimin me shkrim, deri në 60 pikë;

b- Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 25 pikë;

c- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 15 pikë;

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “www.dap.al ”.

http://dap.gov.al/2014-03-21-12-52-44/udhëzime/426-udhëzim-nr-2-date-27-03-2015

2.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Sektori i Personelit dhe Shërbimeve, pranë Gjykatës së Lartë, do të shpallë fituesin në faqen zyrtare, në tendën e njoftimit për publikun, si dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).

Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, do të marrin informacion në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, për fazat e mëtejshme të kësaj procedure:

Për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak;

Datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurrimi;

Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e internetit të Gjykatës së Lartë, si dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” duke filluar nga data 26 Shtator 2017.

Për sqarime, mund të kontaktoni me numrin e telefonit 04 22 57 308 ose në adresën:

Gjykata e Lartë, Rruga: “Ibrahim Rrugova”,Tiranë.

Tiranë me 07.09.2017

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte