DREJTORIA E MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN (MEDIAN) DHE ME JASHTË
Tiranë, 21.05.2019
Shpallja e kandidaturave për anëtar të Gjykatës Kushtetuese
Në vijim të njoftimit publik të bërë nga Gjykata e Lartë më datë 19.04.2019 për hapjen e procedurës së aplikimit të kandidatëve për plotësimin e tre vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese, kanë shprehur interes, brenda afatit ligjor 30 ditor, kandidatët z. Sinan Tafaj dhe z. Klodian Rado, të cilët kandidojnë për dy vende vakante.
Për kontakt: Ida Vodica Laska Drejtor i Marrëdhënieve me Publikun (Median) dhe me Jashtë Email: ida.vodica@gjykataelarte.gov.al www.gjykataelarte.gov.al