Rezultatet e shortit date 05.04.2019

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), me pjesëmarrjen e anëtarëve të tij dhe anëtarëve zëvendësues, të Avokatit të Popullit, të përfaqësuesve nga subjektet e ftuara sipas pikës 2 të nenit 233 të ligjit nr. 115/2016, ditën e sotme 05.04.2019, zhvilloi mbledhjen e radhës në të cilën u vendos;

1. Nisja e procedurave për verifikimin, vlerësimin, pikëzimin dhe renditjen e kandidatëve për vendet vakante për anëtar të Gjykatës Kushtetuese dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë.

2. Pezullimi i procedurës së verifikimit të kandidaturave dhe njoftimin e subjektit që e ka vënë në lëvizje, Gjykatën e Lartë, për të vlerësuar rishpalljen e thirrjes për paraqitjen e kandidaturave për a) pozicionin vakant në Gjykatën Kushtetuese, me mandat të plotë deri në vitin 2025, të shpallur në datën 16.01.2017; b) pozicionin vakant në Gjykatën Kushtetuese, me mandat plotësues deri në vitin 2022, të shpallur në datën 21.02.2019.

3. Zhvillimi i shortit për caktimin e relatorëve që do të kryejnë procesin e verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për vendet vakante për anëtar të Gjykatës Kushtetuese dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë. Ky short, u vendos të zhvillohej në mënyrë manuale, sipas dispozitave në fuqi, për shkak të pamundësisë teknike të zhvillimit të tij në mënyrë elektronike.

Pas organizimit të këtij shorti, rezultatet janë si më poshtë vijon:

Vendi vakant në Gjykatën Kushtetuese

1. Mandat i Shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 7.02.2018

Relator: Arta Marku

Këshilltar: Engert Pëllumbi

2. Mandat i Shpallur nga Kuvendi në datën 12.02.2018

Relator: Vitore Tusha

Këshilltar: Saimir Nazifi

3. Mandat i Shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 4.03.2019

Relator: Fatri Islamaj

Këshilltar: Besmir Rrapaj

4. Mandat i Shpallur nga Kuvendi në datën 4.03.2019

Relator: Fatjona Memçaj

Këshilltar: Besmir Rrapaj

5. Mandat plotësues i Shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 7.02.2018

Relator: Eriol Roshi

Këshilltar: Engert Pëllumbi

6. Mandat plotësues i Shpallur nga Kuvendi në datën 28.08.2018

Relator: Ardian Dvorani

Këshilltar: Saimir Nazifi

7. Mandat plotësues i Shpallur nga Kuvendi në datën 24.12.2018

Relator: Ardian Dvorani

Këshilltar: Engert Pëllumbi

8. Mandat plotësues i Shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 09.11.2018

Relator: Vitore Tusha

Këshilltar: Laureta Nezaj

Inspektori i Lartë i Drejtësisë

Relator: Margarita Buhali

Këshilltar : Laureta Nezaj

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte