MISIONI: Qendra e Dokumentacionit është një strukturë ndihmëse që mbështet gjyqtarët dhe Njësinë e Shërbimit Ligjor. Ajo është përgjegjëse kryesisht për: sigurimin e publikimit të menjëhershëm të vendimeve të Gjykatës së Lartë sipas formave dhe mënyrave të përcaktuara dhe përgatitjen e analizave të ndryshme të praktikës gjyqësore të Gjykatës së Lartë, gjykatave të tjera kombëtare dhe gjykatave ndërkombëtare.
QËLLIMI I PËRGJITHSHËM I POZICIONIT TË PUNËS: Shërbimet e specialistit të dokumentimit synojnë të sigurojnë analizë të thellë dhe gjithëpërfshirëse të aspekteve të ndryshme të së drejtës (duke përfshirë praktikën gjyqësore vendase, të huaj, literaturën vendase dhe të huaj etj.) për të siguruar vendimmarrje të Gjykatës bazuar në rezultate të mbështetura në kërkim ligjor që reflekton standardet më të larta profesionale. Nëpunësii dokumentimit në ushtrimin e detyrave të tij/saj udhëhiqet nga parimet e parashikuara në ligjet procedurale dhe në Ligjin për Pushtetin Gjyqësor.
DETYRAT KRYESORE: Specialisti pranë Qendrës së Dokumentacionit ushtron në veçanti këto detyra:Studion praktikën gjyqësore të Gjykatës dhe paraqet mendime lidhur me qëndrimin dhe linjën e ndjekur nga Gjykata, për çështje të caktuara juridike gjatë procesit vendimmarrës së saj; Kryen punë kërkimore në literaturë dhe doktrinë juridike, si dhe jurisprudencë në gjuhë të huaj në ndihmëtë Kolegjeve të Gjykatës për çështje që kanë të bëjnë me njëhsimin e praktikës gjyqësore dhe të Kolegjeve të Bashkuara për çështjet që kanë të bëjnë me ndryshimin e praktikës gjyqësore; Përgatit, në mënyrë periodike, përmbledhje të shkurtra të vendimeve të Gjykatës së Strasburgut dhe Luksemburgut, me qëllim përditësimin e Gjykatës së Lartë me praktikën me të fundit të këtyre gjykatave; Përgatit materiale ndihmëse që i nevojiten gjyqtarëve të Gjykatës për pjesëmarrjen në aktivitete shkencore ose aktivitete të tjera brenda dhe jashtë vendit. Materialet përgatiten sipas rastit në bashkëpunim me sektorë të tjerë të Gjykatës; Bashkëpunon në zhvillimin e aktiviteteve me karakter shkencor që organizon gjykata dhe dokumenton gjithë materialet lidhur me to; Përgatit materiale të karakterit shkencor për çështje të ndryshme të së drejtës me porosi të Kryetarit, Zëvendëskryetarit ose Kryetarëve të Kolegjit; Përgatit, sa herë është e nevojshme, materiale të karakterit informativ mbi zhvillimet legjislative në fushën e të drejtës për gjyqtarët e Gjykatës; Siguron publikimin e vendimeve të Gjykatës në forma dhe mënyra të përcaktuara për këtë qëllim duke u kujdesur të paraqesë në mënyrë sintetike dhe të kuptueshme aspektet më thelbësorë të vendimit; Kujdeset për publikimin e plotë në faqen zyrtare të institucionit të të gjitha vendimeve të Gjykatës sipas rendit kronologjik, në përputhje me dispozitat për mbrojtjen e të dhënave personale; Kujdeset të krijojë një arkivë të vendimeve të Gjykatës sipas temave në një fushë të caktuar të së drejtës nëbashkë punim me strukturat përkatëse tëGjykatës; Përgatit statistika tematike të vendimmarrjes së Gjykatës, me qëllim orientimin sa më të shpejtë të gjyqtarëve dhe këshilltarëe ligjorë në praktikën gjyqësore të Gjykatës; Kryen çdo detyrëtjetër qëi caktohet nga Kryetari, Zëvendëskryetari ose Kancelari, në përputhje me natyrën dhe profilin e kësaj strukture.