Programi i Transparencës për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi

Rreth autoritetit Kuadri ligjor Informacion mbi buxhetin e KED
Sistemi i mbrojtjes së informacionit, llojet dhe format e dokumenteve Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve Informacione/dokumente që kërkohen më shpesh
Koordinatori për të drejtën e informimit

Programi i Transparencës për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi

1. HYRJE

Në përputhje me nenin 7 të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur programi i transparencës për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi .

Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së këtij autoriteti në kuadër të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”(LDI).

Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës Autoriteti Publik (Këshilli i Emërimeve në Drejtësi) ndërton dhe rrit transparencën në punën e tij institucionale, nën garancinë e LDI-së.

Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare www.gjykataelarte.gov.a l (Rubrika “Këshilli i Emërimeve në Drejtësi”).

Faqja zyrtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, e cila përfshihet në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë, është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë në format lehtësisht të kuptueshëm.

VIZIONI: “ Një institucion transparent që lejon informimin e drejtë dhe në kohë të publikut në përmbushje të detyrimeve që burojnë nga ligji dhe misioni i ekzistencës së saj, në shërbim të drejtësisë dhe qytetarit

*Garantimi i të drejtës së publikut dhe medias për t’u mirëinformuar duke ofruar një informacion të drejtë, të barabartë dhe në kohë të arsyeshme, pa përfshirë dhe pa penguar marrëdhënien e gjykatës me palët ose pjesëmarrësit në gjykim.

Qëllim 1 - Garantimi i të drejtës së publikut për t’u mirëinformuar duke ofruar një informacion të saktë e në kohë të arsyeshme, pa diskriminuar apo penguar marrëdhëniet e gjykatës me palët ose pjesëmarrësit në gjykim.

Qëllim 2 - Krijimi i raporteve të korrektësisë me median me qëllim përmirësimin e imazhit dhe rritjen e besimit tek publiku.

2. PARIME TË PËRGJITHSHME

Parimet kryesore në të cilat mbështetet Programi Transparencës së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, janë:

1. “E drejta për informim” është e drejtë Kushtetuese e parashikuar në nenin 23 të saj, e aksesueshme nga të gjithë pa asnjë përjashtim.

2. Prezumimi i publikimit maksimal të të dhënave: Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ushtron funksione publike, për rrjedhojë informacioni që rrjedh nga veprimtaria e tij publikohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.

3. Zbatimi korrekt i ligjit dhe dispozitave ligjore që rregullojnë në mënyrë të posaçme veprimtarinë e Këshilli i Emërimeve në Drejtësi dhe përkatësisht: Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Ligji nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së drejtësisë”, Ligji nr.8577 - 2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”

4. Informacioni përshtatet në gjuhë të qartë e të kuptueshme.

5. Organ mbikëqyrës i procedurave të informimit publik është Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

6. Rishikimi i programit të transparencës bëhet sipas së njëjtës procedurë, përmes së cilës është bërë miratimi i tij.

7. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë:

  • i plotë;
  • i saktë;
  • i përditësuar;
  • i thjeshtë në konsultim;
  • i kuptueshëm;
  • lehtësisht i aksesueshëm;
  • i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të autoritetit publik.

INFORMACIONI QË BËHET PUBLIK PA KËRKESË

Informacioni i lejuar për publikim është shprehimisht i parashikuar në nenin 7 të ligjit Nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”. Klikoni këtu për tu njohur më shumë.

Gjithashtu, në përputhje me këtë program transparence të miratuar, Gjykata e Lartë vendos në dispozicion të publikut, në faqen e internetit dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mëposhtme të informacionit:

  • Këshilli i Emërimeve në Drejtësi jep informacion të detajuar për publikun nëpërmjet:
  1. Faqes sonë të internetit www.gjykataelarte.gov.al (Rubrika “Këshilli i Emërimeve në Drejtësi “, e-malit zyrtar dhe numrave përkatës të telefonit);
  2. Administratës së Këshillt të Emërimeve në Drejtësi.
  3. Sektorit të Marrëdhënieve me Publikut dhe Median. Media e shkruar dhe audiovizuale duhet të kontaktojë me këtë sektor për ushtrimin e veprimtarisë së saj në ambientet e Gjykatës së Lartë.

Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka në dispozicion të publikut faqen e internetit www.gjykataelarte.gov.al , (Rubrika “Këshilli i Emërimeve në Drejtësi”) dhe në faqen zyrtare një menu të veçantë të titulluar “Programi i Transparencës”

Nr.rendor

Data e regjistrimit
të kërkesës

Objekti

Data e kthimit
të përgjigjes

Statusi i kërkesës

Tarifa

 

Koordinatori për të drejtën e informimiti Gjykatës së Lartë

Ida Vodica Laska

Personat e interesuar, për më tepër mund ti drejtohen Këshillit të Emërimeve në Drejtësi në:

Adresa: Rruga "Ibrahim Rugova" Tiranë

Webpage: www.gjykataelarte.gov.al (Rubrika “Këshilli i Emërimeve në Drejtësi”)
Tel:04 2227 806
E-mail:
ida.vodica@gjykataelarte.gov.al dhe info@ked.gov.al

Orar pritje: Çdo ditë nga ora 13:00-15:00

IV. TABELA PËRMBLEDHËSE E PROGRAMIT TË TRANSPARENCËS SË KËSHILLIT TË EMËRIMEVE NË DREJTËSI

 

Kategoritë e
informacionit
publik pa kërkesë

Baza ligjore
të kërkesës

Dokumenti
/Përmbajtja

Afati kohor
për publikim

Mënyra
e publikimit

Struktura
përgjegjëse

Përshkrim i strukturës organizative, funksioneve dhe detyrave të autoritetit publik.

Neni 7/1/a/d

Lista e Anëtarëve

Aktet e Përzgjedhjes

Administrata (Urdhër i Kryetarit të Gjykatës së Lartë) N.230 L.115/2016

Pas miratimi

Në faqen zyrtare

Gjykata e Lartë

K.E.D.

Akte ndërkombëtare

ligje;

akte nën ligjore;

Neni 7/1/b

Legjislacioni

Pas hyrjes në fuqi

Në faqen zyrtare në menunë “Legjislacioni”

Gjykata e Lartë

K.E.D.

Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës.

Neni 7/1/c/g

Model kërkese për informacion

Model formular ankese

Adresa: Rr. “Ibrahim Rugova”, Tiranë

Orari: E Hënë -E Premte 08:00 – 16.00

Pas miratimit të programit të transparencës

Në faqen zyrtare në menunë Këshilli i Emërimeve në Drejtësi “Programi i Transparencës”

Koordinatori për të drejtën e informimit i Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë, caktuar edhe nga K.E.D

Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit.

Neni 7/1/ç

Koordinatori për të drejtën e informimit i Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë

Ida Vodica LASKA

Email: ida.vodica@gjykataelarte.gov.al

info@ked.gov.al

Tel: 04 2257302

Adresa: Rr. “Ibrahim Rugova”, Tiranë

Orari: E Hënë -E Premte 08:00 – 16.00

Pas miratimit të programit të transparencës

Në faqen zyrtare në menunë Këshilli i Emërimeve në Drejtësi “Programi i transparences”

Koordinatori për të drejtën e informimit i Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë, caktuar edhe nga K.E.D.

Përshkrim i procedurave të zgjedhjes, kompetencave të funksionarëve të lartë dhe procedura e ndjekjes për marrjen e vendimeve.

Neni 7/1/d

Parashikimet ligjore

Pas hyrjes në fuqi

Në faqen zyrtare në menunë Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, KED 2019 / 2020

Buxheti

Neni 7/1/e

Buxheti dhe VKM nr. 298 , dt 10.05.2019

Pas hyrjes në fuqi

Në faqen zyrtare në menunë “Programi i Transparencës”, Buxheti i Gjykatës së Lartë, Buxheti dhe Tendera

Sektori i Finacës

K.E.D

Informacion për procedurat e prokurimit.

Neni 7/1/ë

Buxheti dhe tendera

Pas dërgimit në APP

Në faqen zyrtare në menunë Buxheti dhe Tendera

“Programi i Transparencës”

Sektori i Financës

Gjykata e Lartë

Mbajtja e dokumentacionit nga KED

Neni 7/1/h

Ruajtja e dokumentacionit në sistemin arkivor të institucionit bëhet në përputhje me kuadrin ligjor

Në faqen zyrtare në menunë (Legjislacioni)

Administrata e KED

Arkiv protokolli

Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve, sipas nenit 8 të këtij ligjit nr.119/2014.

Neni 7/1/i

Model kërkese për informacion

Formular kërkese për kopje të regjistrimit audio

Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve

Pas miratimit të programit të transparencës

Në faqen zyrtare në menunë “Programi i transparencës” Këshilli i Emërimeve në Drejtësi

Koordinatori

Informacione të tjera të dobishme

Neni 7/1/l

K.E.D 2020

Përbërja e K.E.D

Mbledhje dhe veprimtari të K.E.D

Vende vakante

Procedura e shortit

Heqje dorë nga anëtarët e K.E.D

Përjashtime të anëtarit të K.E.D

Procedura e verifikimit të kandidatëve

Procedura e vlerësimit dhe renditjes së kandidatëve

Kandidatë të zgjedhur / emëruar

Njoftime per Median

Në faqen zyrtare në menunë Programi i Transparencës”, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi



Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte