Programi i Transparencës

Rreth autoritetit Kuadri ligjor rregullator Informacion mbi buxhetin dhe procedurat e prokurimit të Gjykatës së Lartë
Shqyrtimi i çështjeve në lidhje me kuptimin dhe zbatimin e ligjit Sistemi i mbrojtjes se informacionit, llojet dhe format e dokumentave Regjistri i Kërkesave dhe i përgjigjeve
Statistika Informacione/dokumente që kërkohen më shpesh Mekanizmat kontrollues dhe monitorues që veprojnë mbi Gjykatën e Lartë
Koordinatori për të Drejtën e Informimit

Programi i Transparencës

1. HYRJE

Në përputhje me nenin 7 të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur programi i transparencës për Gjykatën e Lartë të Republikës së Shqipërisë.

Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së autoritetit në kuadër të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”(LDI).

Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës Autoriteti Publik (Gjykata e Lartë) ndërton dhe rrit transparencën në punën e tij institucionale, nën garancinë e LDI-së.

Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së Gjykatës së Lartë, nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare www.gjykataelarte.gov.al, si dhe në mjediset e pritjes së publikut.

Faqja zyrtare e Gjykatës së Lartë është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë në format lehtësisht të kuptueshëm.

VIZIONI: “Një gjykatë transparente që lejon informimin e drejtë dhe në kohë të publikut në përmbushje të detyrimeve që burojnë nga ligji dhe misioni i ekzistencës së saj, në shërbim të drejtësisë dhe qytetarit”

*Garantimi i të drejtës së publikut dhe medias për t’u mirëinformuar duke ofruar një informacion të drejtë, të barabartë dhe në kohë të arsyeshme, pa përfshirë dhe pa penguar marrëdhënien e gjykatës me palët ose pjesëmarrësit në gjykim.

Qëllim 1 - Garantimi i të drejtës së publikut për t’u mirëinformuar duke ofruar një informacion të saktë e në kohë të arsyeshme, pa diskriminuar apo penguar marrëdhëniet e gjykatës me palët ose pjesëmarrësit në gjykim.

Qëllim 2 - Krijimi i raporteve të korrektësisë me median me qëllim përmirësimin e imazhit dhe rritjen e besimit tek publiku.

2. PARIME TË PËRGJITHSHME

Parimet kryesore në të cilat mbështetet Programi Transparencës së Gjykatës së Lartë janë:

1. “E drejta për informim” është e drejtë Kushtetuese e parashikuar në nenin 23 të saj, e aksesueshme nga të gjithë pa asnjë përjashtim. Klikoni këtu për tu njohur me Ligjin për të Drejtën e Informimit

2. Prezumimi i publikimit maksimal të të dhënave: Gjykata e Lartë ushtron funksione publike, për rrjedhojë informacioni që rrjedh nga veprimtaria e tij publikohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.

3. Zbatimi korrekt i ligjit dhe dispozitave ligjore që rregullojnë në mënyrë të posaçme veprimtarinë e Gjykatës së Lartë dhe përkatësisht: Ligj Nr.98/2016 "Për organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë", Ligj Nr.96/2016 "Për Statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë".

4. Informacioni përshtatet në gjuhë të qartë e të kuptueshme.

5. Organ mbikëqyrës i procedurave të informimit publik është Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

6. Rishikimi i programit të transparencës bëhet sipas së njëjtës procedurë, përmes së cilës është bërë miratimi i tij.

7. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë:

  • i plotë;
  • i saktë;
  • i përditësuar;
  • i thjeshtë në konsultim;
  • i kuptueshëm;
  • lehtësisht i aksesueshëm;
  • i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të autoritetit publik.

3. INFORMACIONI QË BËHET PUBLIK PA KËRKESË

Informacioni i lejuar për publikim është shprehimisht i parashikuar në nenin 7 të ligjit Nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”. Klikoni këtu për tu njohur më shumë.

Gjithashtu, në përputhje me këtë program transparence të miratuar, Gjykata e Lartë vendos në dispozicion të publikut, në faqen e internetit dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mëposhtme të informacionit:

  • Gjykata e Lartë jep informacion të detajuar për publikun nëpërmjet:
  1. Faqes sonë të internetit www.gjykataelarte.gov.al dhe numrave përkatës të telefonit;
  2. Administratës Gjyqësore, e cila nëpërmjet nëpunësve të sekretarisë gjyqësore dhe arkivit, informon personat e interesuar mbi statusin e dosjes gjyqësore.
  3. Afishimit të listave të gjyqeve në tabelën përkatëse vendosur në hyrjen e gjykatës.
  4. Sektorit të Marrëdhënieve me Publikut dhe Median. Media e shkruar dhe audiovizuale duhet të kontaktojë me këtë sektor për ushtrimin e veprimtarisë së saj në ambientet e Gjykatës së Lartë.
  • Vendimet dhe botimi i tyre
  1. Nëpërmjet Sekretarisë Gjyqësore të Gjykatës së Lartë, në oraret e caktuar dhe kundrejt pagesës së tarifës përkatëse.
  2. Konsultimit të faqes zyrtare të Gjykatës së Lartë www.gjykataelarte.gov.al
  3. Buletineve Periodike të Gjykatës së Lartë.
  4. Konsultimit, krahas burimeve të tjera të mësipërme, të Fletores Zyrtare, për vendimet e Kolegjeve të Bashkuara, që kanë njësuar ose ndryshuar praktikën gjyqësore.

Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, Gjykata e Lartë ka në dispozicion të publikut faqen e internetit www.gjykataelarte.gov.al, mjediset e pritjes së publikut, dhe në faqen zyrtare një menu të veçantë të titulluar “Programi i Transparencës”.


IV. TABELA PËRMBLEDHËSE E PROGRAMIT TË TRANSPARENCËS SË GJYKATËS SË LARTË

Kategoritë e informacionit publik pa kërkesë

Baza ligjore

Dokumenti/Përmbajtja

Afati kohor për publikim

Mënyra e publikimit

Struktura përgjegjëse

Përshkrim i strukturës organizative, funksioneve dhe detyrave të autoritetit publik.

Neni 7/1/a/d

Kryetari

Anëtarët e Gjykatës së Lartë

Organograma

Struktura dhe Klasifikimi i vendeve të punës në Gjykatën e Lartë

 

Pas miratimi

Në faqen zyrtare

Sektori i burimeve njerëzore.

Akte ndërkombëtare

ligje;

akte nën ligjore;

Neni 7/1/b

Kuadri Ligjor

Pas hyrjes ne fuqi

Ne faqen zyrtare ne menunë “Kuadri Ligjor”

Gjykata e Lartë dhe institucione te tjera

Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës.

Neni 7/1/c/g

Model kërkese për informacion

Model formular ankese

Adresa: Rr. “Ibrahim Rugova”, Tiranë

Orari: E Hënë -E Premte 08:00 – 16.00

Pas miratimit të programit të transparencës

Ne faqen zyrtare ne menune “Programi i Transparencës”

Koordinatori për të drejtën e informimit i Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë

Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit.

Neni7/1/ç

Koordinatori për të drejtën e informimit i Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë

Ida Vodica LASKA

Email: ida.vodica@gjykataelarte.gov.al

Tel: 04 2257302

Adresa: Rr. “Ibrahim Rugova”, Tiranë

Orari: E Hënë -E Premte 08:00 – 16.00

Pas miratimit të programit të transparencës

Në faqen zyrtare në menunë “Programi i transparencës”

Koordinatori për të drejtën e informimit i Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë

Përshkrim i procedurave të zgjedhjes, kompetencave të funksionarëve të lartë dhe procedura e ndjekjes për marrjen e vendimeve.

Neni 7/1/d

Parashikimet ligjore

Pas hyrjes në fuqi

Në faqen zyrtare në menunë “KREU”, Kuadri Ligjor

Buxheti

Neni 7/1/e

Buxheti dhe tendera

Pas hyrjes në fuqi

Në faqen zyrtare në menunë “Programi i Transparencës”

Sektori i Finacës

Informacion për procedurat e prokurimit.

Neni 7/1/ë

Buxheti dhe tendera

Pas dergimit në APP

Në faqen zyrtare në menunë “Programi i Transparencës”

Sektori i Financës

Shërbimet e autoritetit për publikun.

Neni

7/1/f

Vërtetime gjyqësore

Kopje aktesh/dokumentash

Në faqen zyrtare në menunë “Programi i Transparencës"

Si të komunikojmë me Gjykatën e Lartë

Sektori i marrëdhënieve me median dhe me publikun

Mbajtja e dokumentacionit nga Gjykata e Larte

Neni 7/1/h

Ruajtja e dokumentacionit ne sistemin arkivor te insititucionit behet ne perputhje me kuadrin ligjor per arkivat ne R.Sh.

Ne faqen zyrtare ne menune (Legjislacioni)

Sektori protokoll arkivit

Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve, sipas nenit 8 të këtij ligjit nr.119/2014.

Neni 7/1/i

Model kërkese për informacion

Formular kërkese për kopje të regjistrimit audio

Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve

Pas miratimit te programit te transparences

Ne faqen zyrtare ne menune “Programi i transparences”

Koordinatori

Informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh.

Neni 7/1/k

Njoftime

Ne faqen zyrtare ne menute “Rreth nesh” dhe “Njoftime”

Sektori i Personelit

Informacione të tjera të dobishme

Neni 7/1/l

Informacion

Vendimet dhe botimi i tyre

Kur Gjykata e Lartë vepron me procedurë të përshpejtuar

Si të komunikojmë me Gjykatën e Lartë

Administrimi i Çështjeve në Gjykatën e Lartë

Ndihmë mbi përdorimin e faqes zyrtare të Gjykatës së Lartë.

Njoftime per Median

Ne faqen zyrtare ne menunë Programi i Transaperncës”



Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte