REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KËSHILI I EMËRIMEVE NË DREJTËSI

NJOFTIM PËR MEDIAN

Në zbatim të nenit 232 dhe 233 të ligjit nr. 115/2016, si edhe të pikës 34 të vendimit nr. 4 datë 11.03.2019 “ Për procedurën e verifikimit të kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”,Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në datën 14.05.2019, ora 17.00, do të zhvillojë mbledhjen e radhës me këtë rend dite:

1. Shqyrtimi i rasteve të kandidatëve të tërhequr nga kandidimi,për vendet vakante për Gjykatën Kushtetuese.

2. Shqyrtimi i rasteve për gjetjet e deritanishme, në procedurën e verifikimit të disa prej kandidatëve për vendet vakante për Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.​

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte