REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KËSHILI I EMËRIMEVE NË DREJTËSI

NJOFTIM PËR MEDIAN

Në zbatim të nenit 232 dhe 233 të ligjit nr. 115/2016, si edhe të pikës 34 të vendimit nr. 4 datë 11.03.2019 “Për procedurën e verifikimit të kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në datën 31.05.2019, ora 10.00, zhvilloi mbledhjen e radhës ku në rendin e ditës ishte parashikuar të diskutohej mbi:

1. Metodologjinë për Vlerësimin, Pikëzimin dhe Renditjen e Kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese.

2. Shqyrtimin e rastit për kandidat të tërhequr nga kandidimi për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

3. Shqyrtimin e rasteve për gjetjet e deritanishme, në procedurën e verifikimit të disa prej kandidatëve për vendet vakante për Gjykatën Kushtetuese.

4. Kërkesat dhe ankimet administrative të kandidatëve në procedurë verifikimi.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), me pjesëmarrjen e anëtarëve të tij dhe anëtarëve zëvendësues, të Avokatit të Popullit si dhe të përfaqësuesve nga subjektet e ftuara sipas pikës 2 të nenit 233 të ligjit nr. 115/2016, vendosi të vijojë diskutimet mbi pikat e rendit të ditës, në mbledhjen e ardhshme e cila do të zhvillohet ditën e mërkurë datë 05.06.2019 ora 17.00.

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte