REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E LARTË
ZYRA E SHTYPIT

Tiranë, 07.08.2019

NJOFTIM PËR MEDIAN

Në zbatim të ligjit nr. 115/2016, të vendimit nr. 4 datë 11.03.2019 “Për procedurën e verifikimit të kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë” dhe të vendimit nr. 5 datë 02.04.2019 “Për kriteret dhe procedurën e vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në datën 09.08.2019, ora 10.00, do të zhvillojë mbledhjen e radhës me këtë rend dite:

1. Diskutimi dhe vendimmarrja në lidhje me shpalljen e fillimit të procedurave të vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve, për sa i përket vendeve vakante si më poshtë:

- Vendi vakant për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese , vakancë e parakohshme, shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 07.02.2018.

- Vendi vakant për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese , vakancë e parakohshme, shpallur nga Kuvendi, në datën 28.08.2018.

- Vendi vakant për Inspektor i Lartë i Drejtësisë, shpallur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

2. Relatimi për procedurën e ndjekur për vlerësimin e kandidaturës dhe zhvillimi i intervistave, sipas ligjit, me kandidatët e lejuar për vendet vakante.

 

Zyra e Shtypit
Tel/Fax:04227806
http://www.gjykataelarte.gov.al

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte