REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E LARTË
ZYRA E SHTYPIT

Tiranë, 06.08.2019

NJOFTIM PËR MEDIAN

Në kushtet kur është përmbyllur procedura e verifikimit të plotësimit të kushteve ligjore për kandidim për të gjithë kandidatët në të gjitha vendet vakante, në zbatim të nenit 233, 239 dhe 240 të ligjit nr. 115/2016, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në datën 07.08.2019, ora 09.00, do të zhvillojë mbledhjen e radhës me këtë rend dite:

1. Shpallja e fillimit të procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve në vendet vakante të shpallura nga Presidenti i Republikës dhe Kuvendi për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese.

2. Shpallja e fillimit të procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, të shpallur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

3. Përcaktimi i kalendarit të intervistave me kandidatët e lejuar për kandidim në vendet vakante të shpallura nga Presidenti i Republikës dhe Kuvendi për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese dhe për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë të shpallur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

4. Miratimi i ekspertëve të gjuhëve të huaja në funksion të realizimit të intervistave me kandidatët e lejuar.

5. Relatimi për procedurën e ndjekur për vlerësimin e kandidaturës dhe zhvillimi i intervistës, sipas ligjit, me kandidatin Besnik Muçi, i kandiduar për vende vakante në në Gjykatën Kushtetuese të shpallur nga Presidenti i Republikës dhe Kuvendi.

 

Zyra e Shtypit
Tel/Fax:04227806
http://www.gjykataelarte.gov.al

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte