REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E LARTË
ZYRA E SHTYPIT

Tiranë, 05.08.2019

NJOFTIM PËR MEDIAN

Në zbatim të nenit 232 dhe 233 të ligjit nr. 115/2016, si edhe të pikave 32 dhe 34 të vendimit nr. 4 datë 11.03.2019 “Për procedurën e verifikimit të kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në datën 06.08.2019, ora 9.30, do të zhvillojë mbledhjen e radhës me këtë rend dite:

1. Shqyrtimi i gjetjeve në procedurën e verifikimit të kandidates Marsida Xhaferllari, kandidate për vendin vakante në Gjykatën Kushtetuese të shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 04.03.2019 dhe për vendin të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

2. Diskutim dhe vendimmarrje lidhur me gjendjen që rezulton nga procedura e verifikimit të kandidaturave dhe numri i kandidatëve të lejuar, si edhe për mënyrën e procedimit nga ana e Këshillit, për vendet vakante si më poshtë:

- vendin vakant për Inspektor i Lartë i Drejtësisë

- vendin vakant për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 07.02.2018

- vendin vakant për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, shpallur nga Kuvendi në datën 28.08.2018

 

Zyra e Shtypit
Tel/Fax:04227806
http://www.gjykataelarte.gov.al

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte