17.05.2021
Në vazhdën e publikimit të vendimmarrjes së kolegjeve të Gjykatës së Lartë, në ndihmë zbatuesve të së drejtës dhe opinionit publik, Kolegji Administrativ i kësaj gjykate njofton se, në datën 25.03.2021 mori në shqyrtim në dhomë këshillimi, çështjen administrative me nr. 31001-01287-00-2015 Regjistri Themeltar.
Në këtë gjykim janë trajtuar çështje me rëndësi për praktikën gjyqësore në fushën e të drejtës administrative. Më konkretisht janë trajtuar çështje të tilla si, e drejta e ankimit kundër një vendimi gjyqësor në kuptim të nenit 45 të ligjit nr. 49/2012; natyra juridike dhe raporti ndërmjet sanksioneve të parashikuara në nenin 184 të Kodit Rrugor; fakti nëse mund të kufizohet e drejta e ankimit në gjykatën më të lartë për aktin administrativ, pezullim i lejes së drejtimit, etj.
Për t’u njohur me vendimin e plotë, lutemi të klikoni linkun