• 1
    Sallë gjyqi
  • 2
    Salla e Mbledhjeve te gjyqtareve
  • 3
    Gjykata e Lartë
  • 4
    Salla e Kolegjeve te Bashkuara

Njoftim për publikun

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë me vendimin e nr. 00-2021-1177 datë 21.07.2021 ka disponuar lidhur me rekursin e veçantë të regjistruar me datë 02.07.2021 pranë kësaj gjykate, mbi vendimin e ndërmjetëm për sigurimin e padisë të 27 banorëve të Njësisë Administrative Margegaj dhe shoqatës “Toka”. Kolegji, si në raste të tjera të ngjashme, duke marrë në konsideratë natyrën e ngutshme të kërkesave për sigurimin e padisë mori në shqyrtimin me përparësi, në dhomë këshillimi, pa praninë e palëve rekursin e veçantë të paraqitur nga pala paditëse.
Kolegji çmoi se në rastin objekt gjykimi vlerësohet se jemi në kushtet e ekzistencës së dyshimeve serioze se lejimi i realizimit të mëtejshëm dhe zbatimit të akteve dhe veprimeve administrative, konkretisht kontratës së koncensionit dhe shtesave të saj, lejes mjedisore, lejes për përdorim rezerve ujore për prodhim energjie për projektin “HEC Dragobia", lejes zhvillimore komplekse dhe lejes së ndërtimit, me qëllim ndërtimin, funksionimin dhe shfrytëzimin e projektit “HEC Dragobia”, përligjin plotësisht vendosjen e masës së sigurimit të padisë, me qëllim parandalimin e ardhjes së pasojave të mëtejshme deri në fazën e marrjes së një vendimi të formës së prerë nga Gjykata Administrative e Apelit lidhur me themelin e çështjes objekt gjykimi.” Kliko këtu

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte