DREJTORIA E MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN (MEDIAN) DHE ME JASHTË
Tiranë, 01.12.2022
NJOFTIM
për mbylljen e procedurës së aplikimit për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese
Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë, bazuar në nenin 125, pika 1 të Kushtetutës si dhe nenin7/ç të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000, "Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, në datë 28.10.2022 ka bërë shpalljen publike për plotësimin e vakancës në Gjykatën Kushtetuese, si rezultat i mbarimit të mandatit të znj. Vitore Tusha.
Pas përfundimit të afatit 30 ditor për pranimin e kërkesave, pranë Gjykatës së Lartë, nuk u paraqitën kërkesa të reja nga kandidatë, për plotësimin e kësaj vakance.
Ndërkohë kandidatët që kanë paraqitur interes më herët për këtë vend vakant, pas shpalljes së vakancës më datë 31.01.2022, vazhdojnë të jenë:
1. Znj. Elsa Miha
2. Znj. Holta Zaçaj;
të cilat kanë rikonfirmuar se I qëndrojnë interesit të tyre për të vijuar kandidimin për vendin vakant, organ emërtese i të cilit është Gjykata e Lartë. Dokumentacioni i paraqitur prej kandidateve, ndodhet pranë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vlerësimin e kushteve ligjore dhe kritereve të emërimit të gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese.
Për kontakt: Ida Vodica Laska Drejtor i Marrëdhënieve me Publikun (Median) dhe me Jashtë Email: ida.vodica@gjykataelarte.gov.al www.gjykataelarte.gov.al