• 1
    Sallë gjyqi
  • 2
    Salla e Mbledhjeve te gjyqtareve
  • 3
    Gjykata e Lartë
  • 4
    Salla e Kolegjeve te Bashkuara

gjykata e larte_new politics logo_presentation_017_copy_2
DREJTORIA E MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN (MEDIAN) DHE ME JASHTË

Tiranë, 01.12.2022

NJOFTIM PËR MEDIAN

NJOFTIM

për mbylljen e procedurës së aplikimit për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese

Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë, bazuar në nenin 125, pika 1 të Kushtetutës si dhe nenin7/ç të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000, "Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, në datë 28.10.2022 ka bërë shpalljen publike për plotësimin e vakancës në Gjykatën Kushtetuese, si rezultat i mbarimit të mandatit të znj. Vitore Tusha.

Pas përfundimit të afatit 30 ditor për pranimin e kërkesave, pranë Gjykatës së Lartë, nuk u paraqitën kërkesa të reja nga kandidatë, për plotësimin e kësaj vakance.

Ndërkohë kandidatët që kanë paraqitur interes më herët për këtë vend vakant, pas shpalljes së vakancës më datë 31.01.2022, vazhdojnë të jenë:

1. Znj. Elsa Miha

2. Znj. Holta Zaçaj;

të cilat kanë rikonfirmuar se I qëndrojnë interesit të tyre për të vijuar kandidimin për vendin vakant, organ emërtese i të cilit është Gjykata e Lartë. Dokumentacioni i paraqitur prej kandidateve, ndodhet pranë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vlerësimin e kushteve ligjore dhe kritereve të emërimit të gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese.

 

Për kontakt: Ida Vodica Laska Drejtor i Marrëdhënieve me Publikun (Median) dhe me Jashtë Email: ida.vodica@gjykataelarte.gov.al www.gjykataelarte.gov.al

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte