Video mesazh nga Gjykata e Lartë. Realizuar në bashkëpunim me projektin e USAID, Justice for All.
Klikoni këtu
për të parë videon.
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, mori në shqyrtim në dhomë këshillimi çështjen administrative nr. 31001-01555-00-2015, me datë regjistrimi 29.06.2015.
Gjatë shqyrtimit të çështjes në dhomë këshillimi, Kolegji vlerëson se ka praktika të ndryshme nga Gjykata Administrative e Apelit si dhe nga trupa të ndryshme gjykuese të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, duke filluar nga momenti i krijimit të gjykatave administrative e deri më sot. Thelbi i problematikës që nevojitet të njësohet në këtë rast, lidhet me faktin nëse në rastet kur policia e shtetit (organi përkatës kompetent) vendos masën ndëshkuese administrative me gjobë ( e cila është nën vlerën e përcaktuar nga neni 45 i ligjit nr.49/2012) dhe njëkohësisht aplikon edhe një dënim plotësues, siç është pezullimi i lejes së drejtimit për një kohë të caktuar (apo zbritja e pikëve, kur gjen zbatim ky sanksion), a gjen zbatim kufizimi i vlerës i përcaktuar në nenet 45 e 56 të ligjit nr.49/2012 edhe për sanksionin plotësues, apo ky i fundit ndjek fatin e sanksionit me gjobë.
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në bazë të neneve 58 dhe 62/a të ligjit nr. 49/2012 "Për Gjykatat Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative" ( i ndryshuar) vendosi:
1. Kalimin e çështjes administrative nr.31001-01555-2015.akti, për shqyrtim në seancë gjyqësore nga Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga 5 gjyqtarë.
2. Çështja që shtrohet për njehsim është:
- A do të zbatohen kufizimet e parashikuara nga nenet 45 dhe 56 të ligjit nr. 49/2012 “Për Gjykatat Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”, edhe për dënimin plotësues, në ato raste kur Policia e Shtetit, për kundërvajtjet administrative që lidhen me “shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor” të përcaktuara në Kodin Rrugor, vendos masën administrative dënim me gjobë dhe një dënim plotësues të papërcaktuar financiarisht siç mund të jetë ai i heqjes së lejes së qarkullimit rrugor?
3. Seanca gjyqësore caktohet më 27 janar 2023, ora 09.30.
4. Ky vendim ti njoftohet Avokaturës së Shtetit konform nenit 62/a(7) të ligjit nr.49/2012, me qëllim që të mund të paraqesë mendim me shkrim për çështjen dhe të njihet paraprakisht me aktet.
5. Të njoftohen palët për datën dhe orën e gjykimit të paktën 15 ditë para seancës gjyqësore.