REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KËSHILI I EMËRIMEVE NË DREJTËSI

Tiranë, 05.04.2019

NJOFTIM PËR MEDIAN

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, në zbatim të Kushtetutës dhe ligjit, ditën e sotme, datë 05.04.2019, filloi zyrtarisht procedurat e verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për në Gjykatën Kushtetuese dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë.

Në ligjin nr.115/2016 dhe ligjin për Gjykatën Kushtetuese, neni 7/b pika 2, etj., parashikohet se institucionet publike që kanë lidhje me sistemin e drejtësisë, organizatat e shoqërisë civile me veprimtari në mbrojtjen e të drejtave të njeriut ose të krijuara për mbrojtjen e interesave të përdoruesve të sistemit të drejtësisë, paraqesin opinionet e tyre në lidhje me kandidaturat pranë KED.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi e konsideron këtë njoftim jo thjesht si një përmbushje të një detyrimi ligjor kundrejt publikut, pasi në përmbushje të përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore KED synon të garantojë një proces të regullt ligjor, transparent, me integritet dhe të besueshëm.

Prandaj ky këshill është tërësisht i angazhuar të vlerësojë dhe mirëpresë kontributin e të gjitha institucioneve publike, organizatave dhe shoqërisë civile, MEDIA-s dhe publikut, për të përcjellë të dhëna dhe informacione në lidhje me kandidatët, të cilat do të shqyrtohen me vëmendje të veçantë, objektivitet dhe profesionalizëm, në funksion të verifikimit të gjithëanshëm dhe sa më të thelluar të integritetit të kandidatëve, si dhe për të mundësuar përzgjedhjen mes tyre, të kandidatëve bazuar në meritat profesionale dhe morale.

Në vëmëndje: Informacionet mund të dërgohen në adresën e e-mail-it info@ked.gov.al

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte