REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E LARTË
ZYRA E SHTYPIT

Tiranë, 24.05.2021

NJOFTIM PËR MEDIAN

Një grup studentësh të fakultetit të drejtësisë të Universitetit “Luarasi”, kanë vizituar të hënën Gjykatën e Lartë. Studentët e vitit të tretë bachelor kanë kryer një praktikë mësimore në ambientet e gjykatës, pasi kanë përfunduar ciklin e leksioneve që i përket organizimit dhe funksionimit të Gjykatës së Lartë. Pas një vizite në ambientet dhe sallat e gjykimit, ata patën mundësinë edhe të zhvillonin një bisedë më Zëvendëskryetarin e Gjykatës së Lartë Z. Sokol Sadushi. Z. Sadushi i njohu studentët me situatën në këtë gjykatë, gjykimin në Gjykatën e Lartë si edhe me ndryshimet e fundit procedurale ligjore, të cilat hyjnë në fuqi në datën 29 Maj 2021.

 

Zyra e Shtypit
Tel/Fax:04227806
http://www.gjykataelarte.gov.al

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte