REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E LARTË
ZYRA E SHTYPIT

Tiranë, 14.05.2020

NJOFTIM PËR MEDIAN

Nisur nga interesimi i vazhdueshë​m i medias, i subjekteve që janë palë në çështjet që presin të shqyrtohen dhe i publikut në tërësi, në lidhje me funksionimin dhe veprimtarinë e Gjykatës së Lartë, si edhe për dobinë e bashkëpunimit me projektin Justice for All (JFA), Zëvendës Kryetari i Gjykatës së Larte Z. Ardian Dvorani, dëshiron të përcjellë edhe këtë mesazh për median dhe per publikun.

“Këto ditë dhe pa vonesë, do të bëhen publike dhe do të vihen në zbatim të gjitha objektivat e këtij bashkëpunimi në kuadër të zbatimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit.

Gjykata e Lartë prej kohësh ka kryer punë përgatitore dhe ka marrë masa për të mundësuar funksionimin e saj me të gjitha kapacitetet e mundshme.

Tashmë me emërimin e tre gjyqtarëve të rinj, Gjykatës së Lartë i është rikthyer pjesërisht funksionaliteti, ndaj ka filluar dhe po vijon me intensitet punën për shqyrtimin e çështjeve.

Ndërkohë jemi të vendosur dhe të angazhuar që së bashku me KLGJ, JFA, EURALIUS dhe institucione të tjera ndërkombëtare, të marrim dhe të zbatojmë çdo masë që i shërben jo vetëm cilësisë së dhënies së drejtësisë por edhe përshpejtimit dhe rritjes së numrit të çështjeve që prej vitesh presim të shqyrtohen”.​

 

Zyra e Shtypit
Tel/Fax:04227806
http://www.gjykataelarte.gov.al

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte