Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, zhvilloi sot, (e hënë) datë 19.03.2018 mbledhjen e tij të parë, në mbështetje të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe të ligjit Nr. 115/2016 “Për Organet e Qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë”, më kërkesë të Kryetarit të K.E.D. Z. Artan Broci, drejtuar anëtarëve të këtij këshilli.
Në këtë mbledhje merrnin pjesë anëtarët e zgjedhur të K.E.D.:
Gjithashtu mbledhja u zhvillua edhe në praninë e Avokatit të Popullit, Znj Erinda Ballanca, përfaqësuesve të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Z. Ulsi Manja dhe Z. Enkeled Alibeaj, përfaqësuesit të Institucionit të Presidencës Z. Bledar Dervishaj si dhe përfaqësuesit të Kryetarit të Kuvendit Z. Genc Gjonçaj.
Objekt i punimeve të kësaj mbledhje ishte konstituimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, marrja në dorëzim e dokumentacionit mbi kandidaturat që kanë aplikuar për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese, si dhe ngritja e një grupi pune për hartimin e rregulloreve për funksionimin e këtij këshilli. Grupi i punës do të përbëhet nga Z. Artan Broci, Znj. Altina Xhoxhaj dhe Znj. Vitore Tusha.
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, autorizoi Kryetarin e tij Z. Broci, për të bashkëpunuar gjatë këtij procesi, edhe me përfaqësues të misioneve ndërkombëtare që asistojnë sistemin e drejtësisë në Shqipëri si EURALIUS, etj., duke vlerësuar maksimalisht kontributin dhe asistencën e çmuar që kanë dhënë këto misione gjatë fazës së hartimit dhe implementimit të procesit të reformës në drejtësi.
Mbledhja e rradhës si dhe rendi i ditës do të përcaktohet në një datë të mëvonshme.