gjykata e larte_new politics logo_presentation_017_copy_2
DREJTORIA E MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN (MEDIAN) DHE ME JASHTË

Tiranë, 10.10.2023

NJOFTIM PËR MEDIAN

Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë, zgjodhi të hënën anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Gjyqtarja Emona Muçi, gjyqtarja Gentiana Muçaj dhe gjyqtari Markelian Koça u votuan nga kolegët e tyre dhe rezultuan fitues në këtë garë.
Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë Z. Sokol Sadushi, në fjalën e tij drejtuar gjyqtarëve ndër të tjera theksoi: "Të gjithë ne jemi të ndërgjegjshëm se gjatë mandatit të dytë, një Këshill i Lartë Gjyqësor i riformatuar do të duhet të përballet me pengesa edhe më të shumta për të arritur maksimumin e mundshëm, pasi këto nevoja nuk janë ngushtësisht dhe vetëm të gjyqtarëve, por ato ndikojnë drejtpërdrejtë në shërbimin që u jepet qytetarëve shqiptarë dhe, për rrjedhojë, në besueshmërinë dhe autoritetin e pushtetit gjyqësor.
Rikthimi i besimit tek sistemi i drejtësisë është dhe mbetet sfida thelbësore, jo vetëm e gjyqtarëve, por edhe e anëtarëve të Këshillit, që do të duhet të dëshmojnë nëpërmjet mënyrës së reagimit institucional dhe legjitimitetit të vendimmarrjes së tyre se sistemi i drejtësisë nuk shtrin dorën për lëmoshë tek ekzekutivi dhe legjislativi, por për t’u kërkuar atyre të përmbushin detyrimet kushtetuese e ligjore, në funksion të parimeve dhe vlerave, mbi të cilat vepron një shtet i së drejtës".
Fjalën e plotë mund t'a lexoni këtu: /web/Fjala_e_Zevendeskryetarit_te_Gjykates_se_Larte_Z_Sokol_Sadushi_ne_Mbledhjen_e_Pergjithshme_te_Gjyqtareve_26928_1.php
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

Për kontakt: Ida Vodica Laska Drejtor i Marrëdhënieve me Publikun (Median) dhe me Jashtë Email: ida.vodica@gjykataelarte.gov.al www.gjykataelarte.gov.al

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte