REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILI I EMËRIMEVE NË DREJTËSI
Tiranë, 29.03.2019
NJOFTIM PËR MEDIAN
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), me pjesëmarrjen e anëtarëve të tij dhe anëtarëve zëvendësues, të Avokatit të Popullit, të përfaqësuesve nga subjektet e ftuara sipas pikës 2 të nenit 233 të ligjit nr. 115/2016, si edhe të ekspertëve të EURALIUS, si institucion i ftuar që mbështet me asistencën e tij ligjore përgatitjen dhe miratimin e projektakteve rregullatorë të KED, ditën e sotme 29.03.2019, zhvilloi mbledhjen e radhës, ku në rendin e ditës ishte përcaktuar, vijimi i diskutimevembi Projekt AktetNormative mbi vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve për në Gjykatën Kushtetuese dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë.
Këshilli, i angazhuar maksimalisht për të përmbushur detyrimet e tij kushtetuese, vendosi vijimin e diskutimeve në lidhje me këtë projekt-akt ditën e martë datë02.04.2019 ora 12:00.