REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KËSHILLI I EMËRIMEVE NË DREJTËSI

Tiranë, 28.01.2019

NJOFTIM PËR MEDIAN

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), zhvilloi mbledhjen e tij të rradhës, ku në rendin e ditës ishte diskutimi dhe miratimi i Projektrregullores së Brendshme, për organizimin dhe funksionimin e KED-së.

Këshilli, i angazhuar maksimalisht për të përmbushur detyrimet e tij kushtetuese, diskutoi dhe miratoi një pjesë të dispozitave të projektaktit.

Vijimi i diskutimit dhe miratimit të projektrregullores do të vijojë në mbledhjen e radhës, e cila do të zhvillohet, ditën e premte, në datën 01.02.2019 ora 10.00.

Në fillim të mbledhjes së ditës së sotme, Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, zoti Ardian Dvorani, i njoftoi Këshillit vullnetin e tij për tërheqjen nga kandidimi për postin vakant të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese.

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte