REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E LARTË
ZYRA E SHTYPIT

Tiranë, 23.10.2019

NJOFTIM PËR MEDIAN

Në zbatim të nenit 226/2/a dhe pikës 2 të nenit 7/b të ligjit nr. 8577/2000 si edhe akteve nënligjore të miratuara nga KED, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, ditën e martë, datë 22.10.2019, ora 17.30, organizoi mbledhjen e radhës ku sipas rendit të ditës, në këtë mbledhje u vendos:

1. Fillimi i procedurës së verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidaturave për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, shpallur nga Presidenti i Republikës, me Dekretin nr.11291 datë 27.09.2019.

2. Anëtar/Relator do të vazhdojë të jetë Z. Eriol Roshi, sipas shortit të datës 05.04.2019. Anëtari relator do të mbështetet nga këshilltarët e Gjykatës së Lartë posaçërisht të ngarkuar me detyra pranë KED-së. Për qëllime të ndarjes së ngarkesës së punës, këshilltarët do të kryejnë detyrat e tyre në lidhje me kandidatëtë caktuar, sipas rezultatit vijues të shortit:

- Këshilltari Saimir Nazifi në lidhje me kandidatët Prel Martini dhe Vjosa Bodo.
- Këshilltari Florian Kalaja në lidhje me kandidatët Envi Hicka dhe Ded Kasneci.
- Këshilltari Besmir Rrapaj në lidhje me kandidatët Shaqir Hasanaj dhe Vasil Bendo.​

 

Zyra e Shtypit
Tel/Fax:04227806
http://www.gjykataelarte.gov.al

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte