REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KËSHILI I EMËRIMEVE NË DREJTËSI

NJOFTIM PËR MEDIAN

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në datën 21.06.2019, ora 12:00, zhvilloi mbledhjen e radhës me rend dite:

1. Diskutim mbi Metodologjinë për Vlerësimin, Pikëzimin dhe Renditjen e Kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese.

2. Diskutim mbi Metodologjinë për Vlerësimin, Pikëzimin dhe Renditjen e Kandidatëve për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë.

Në përfundim të mbledhjes, anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, pas diskutimeve miratuan të dyja metodologjitë, të cilat do të bëhen publike në ditët në vijim.

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte