REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KËSHILI I EMËRIMEVE NË DREJTËSI

Tiranë, 21.01.2019

Në mbledhjen e radhës së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), ku në rendin e ditës ishte përcaktuar diskutimi dhe miratimi i projekt Rregullores së Brendshme, për organizimin dhe funksionimin e KED-së, ky Këshill lidhur me materialet e përgatitura, vlerësoi se afati i përcaktuar në mbledhjen e mëparshme për të diskutuar mbi këtë projekt, ishte i pamjaftueshëm.

Anëtarët e KED-së vlerësuan ndërkohë si të domosdoshme edhe marrjen e kohës së nevojshme nga institucioni i Avokatit të Popullit, për të parashtruar opinionet e tij lidhur me këtë akt.

Mbledhja e radhës së KED-së u vendos të zhvillohet ditën e hënë datë 28.01.2019 ora 16.00.

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte