REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E LARTË
ZYRA E SHTYPIT

Tiranë, 18.07.2019

NJOFTIM PËR MEDIAN

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në datën 17.07.2019, ora 16:00, zhvilloi mbledhjen e radhës me këtë rend dite:


1. Shqyrtimi i rasteve për gjetjet e deritanishme, në procedurën e verifikimit të disa prej kandidatëve për vendet vakante për Gjykatën Kushtetuese dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë.


Gjatë mbledhjes së sotme, KED shqyrtoi dhe diskutoi gjetjet, në procedurën e verifikimit të gjashtë prej kandidatëve për vendet vakante për Gjykatën Kushtetuese dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë.


Gjatë diskutimit të çështjeve, meqenëse konstatoi disa mangësi në dërgimin e materialeve të çështjeve të rendit të ditës drejtuar Avokatit të Popullit, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vlerësoi që, në lidhje me këto kandidatura, ti dërgohen këtij institucioni materialet e nevojshme për vlerësim dhe vendimet përkatëse të jepen në mbledhjen e ardhshme të Këshillit, pasi të dëgjohet mendimi i Avokatit të Popullit për procedurën e verifikimit të ndjekur për këto raste kandidimi.​

 

Zyra e Shtypit
Tel/Fax:04227806
http://www.gjykataelarte.gov.al

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte