REPUBLIKA E SHQIPËRISË
 
KËSHILI I EMËRIMEVE NË DREJTËSI
 
Tiranë, 15.02.2019
 
NJOFTIM PËR MEDIAN
 
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), me pjesëmarrjen e anëtarëve të tij dhe anëtarëve zëvendësues, të Avokatit të Popullit, të përfaqësuesve nga subjektet e ftuara sipas pikës 2 të nenit 233 të ligjit nr. 115/2016, si edhe të dy ekspertëve të EURALIUS, si institucion i ftuar që mbështet me asistencën e tij ligjore përgatitjen dhe miratimin e projektakteve rregullatorë të KED, ditën e sotme 15.02.2019, zhvilloi mbledhjen e radhës, ku në rendin e ditës ishte përcaktuar, diskutimi dhe miratimi i Projektvendimit mbi Procedurën e shortit të caktimit të relatorëve për pozicionet vakante në çdo institucion.
Këshilli, i angazhuar maksimalisht për të përmbushur detyrimet e tij kushtetuese, në përfundim të diskutimeve miratoi projektvendimin dhe vendosi datën e mbledhjes së radhës për t’u zhvilluar ditën e premte, 22.02.2019 ora 10.00. Në këtë mbledhje do të nisë menjëherë diskutimi dhe miratimi i Projekt Akteve Normative mbi përcaktimin e procedurave të verifikimit të kandidatëve për në Gjykatën Kushtetuese dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë.​
Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte