REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KËSHILI I EMËRIMEVE NË DREJTËSI

Tiranë, 10.05.2019

NJOFTIM PËR MEDIAN

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), me pjesëmarrjen e anëtarëve të tij dhe anëtarëve zëvendësues, të Avokatit të Popullit, të përfaqësuesve nga subjektet e ftuara sipas pikës 2 të nenit 233 të ligjit nr. 115/2016, ditën e sotme 10.05.2019, zhvilloi mbledhjen e radhës me këtë rend dite:

1. Diskutimi në parim mbi Metodologjinë për Vlerësimin, Pikëzimin dhe Renditjen e Kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese.

2. Shqyrtimi i rasteve të kandidatëve të tërhequr nga kandidime në vende vakante për Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Inspektorit të lartë të Drejtësisë.

Në përfundim të diskutimit në parim, diskutimi dhe shqyrtimi i mëtejshëm i Metodologjisë për Vlerësimin, Pikëzimin dhe Renditjen e Kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese, si edhe diskutimi mbi Metodologjin e Vlerësimit, Pikëzimit dhe Renditjes së Kandidatëve për Inspektor i Lartë i Drejtësisë do të vijojë në mbledhjen e Këshillit të parashikuar në datën 17.05.2019.

Këshillimi i Emërimeve në Drejtësi, pasi shqyrtoi procedurën e ndjekur për verifikimin e kandidaturës dhe aktet përkatëse për shprehjen e vullnetit për tërheqje nga kandidimi, ka vendosur Përfundimin e Procedurës së Verifikimit, Vlerësimit, Pikëzimit dhe Renditjes së Kandidaturës për 11 kandidatë dhe 16 kandidime në vendet vakante ekzistuese.

Lista e kandidatëve të tërhequr nga kandidimi gjendet në faqen elektronike të Gjykatës së Lartë, pjesa për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi në link-un: kliko ketu

Vendimet për përfundimin e procedurës së verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidaturës, si edhe aktet përkatëse të kandidatëve për tërheqje nga kandidimi gjenden në faqen elektronike të Gjykatës së Lartë, pjesa për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi në link-un: /web/Vendime_per_kandidatet_e_terhequr_5871_1.php

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte