REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KËSHILI I EMËRIMEVE NË DREJTËSI

NJOFTIM PËR MEDIAN

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në datën 05.06.2019, ora 17:00, zhvilloi mbledhjen e radhës me këtë rend dite:

1. Diskutim mbi Metodologjinë për Vlerësimin, Pikëzimin dhe Renditjen e Kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese.

2. Shqyrtimi i rasteve të kandidatëve që njoftojnë tërheqje nga kandidimi për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

3. Shqyrtimi i rasteve mbi gjetjet e deritanishme në procedurën e verifikimit, për disa prej kandidatëve për vendet vakante për Gjykatën Kushtetuese.

4. Kërkesa dhe ankime administrative të kandidatëve në procedurë verifikimi.

5. Çështje të ndryshme të lidhura me veprimtarinë e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe ecurinë e procedurave të verifikimit dhe vlerësimit të kandidaturave.

Këshillimi i Emërimeve në Drejtësi, pasi shqyrtoi procedurën e ndjekur për verifikimin e kandidaturave vendosi përfundimin e procedurës së verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidaturës për 3 kandidatë dhe ndalimin e kandidimit për 2 kandidatë të tjerë.

Lista e kandidatëve të tërhequr nga kandidimi:

1.Elira Kokona

2.Kestrin Katro

3. Prel Martini

Lista e kandidatëve të ndaluar nga kandidimi:

1.Rovena Gashi

2.Luan Dervishi

Vendimet për përfundimin e procedurës së verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidaturës, si edhe aktet përkatëse të kandidatëve për tërheqje dhe vendimet per ndalim nga kandidimi, publikohen të arsyetuara në faqen elektronike të Gjykatës së Lartë, pjesa e caktuar për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Gjatë kësaj mbledhje, krahas vijimit të diskutimit mbi Metodologjinë për Vlerësimin, Pikëzimin dhe Renditjen e Kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese, KED diskutoi edhe aspekte të caktuara të ecurisë së deritanishme të veprimtarisë së tij, duke konstatuar se tashmë, ky Këshill, mbi bazën e punës së pazakontë të realizuar, është i përgatitur për të përfunduar në një afat shumë të shkurtër procesin e nisur mbi verifikimin, vlerësimin, pikëzimin dhe renditjen e kandidaturave që do t'i përcjellën për shqyrtim organeve të emërtesës. Në këtë kuadër KED do të mirëpresë gjithashtu mbështetjen për shqyrtimin dhe perfundimin sa më të shpejtë të procesit të rivlerësimit kalimtar edhe për kandidatët gjyqtarë nga ana e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.​

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte