REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KËSHILI I EMËRIMEVE NË DREJTËSI

Tiranë, 05.02.20 20

NJOFTIM PËR MEDIAN

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), me pjesëmarrjen e të gjithë anëtarëve të tij dhe të anëtarëve zëvendësues, Avokatit të Popullit dhe përfaqësuesit të tij, përfaqësuesit të Presidentit të Republikës, anëtarit të Komisonit të Ligjeve që i përket opozitës, si edhe të drejtueses së Euralius në cilësinë e institucionit mbështetës me konsulencë në hartimin dhe miratimin e akteve nënligjore që rregullojnë veprimtarinë e KED, ditën e sotme 05.02.2020, zhvilloi mbledhjen e tij të radhës, ku në rendin e ditës ishte përcaktuar:

1. Shqyrtimi dhe miratimi i projektvendimit “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr.1, datë 08.02.2019 të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi “Për miratimin e Rregullores së Brendshme për Funksionimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi”;

2. Shqyrtimi dhe miratimi i projektvendimit “Për një shtesë në vendimin nr.2, datë 15.02.2019 të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi “Për procedurën e shortit të caktimit të relatorëve për pozicionet vakante në çdo institucion”;

3. Shqyrtimi dhe miratimi i projektvendimit “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr.4, datë 11.03.2019 të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi “Për procedurën e verifikimit të kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”;

4. Shqyrtimi dhe miratimi i projektvendimit “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr.5, datë 02.04.2019 të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi “Për kriteret dhe procedurën e vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”;

5. Ngritjen e një grupi pune për hartimin e rregullores së brendshme lidhur me detyrat e këshilltarëve dhe personelit administrativ të Gjykatës së Lartë të caktuar për mbështetjen e veprimtarisë së Këshillit, për veprimet e ndryshme administrative, për krijimin dhe mbajtjen e regjistrave, dokumentacionit, protokollit, arkivave dhe për sistemin e administrimit të çështjeve, për të përmbushur angazhimin e deklaruar të KED-së 2019 në nenin 22 të Rregullores së Brendshme.​

Në përfundim të kësaj mbledhje, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi miratoi me ndryshime:

1. Projektvendimin “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr.1, datë 08.02.2019, të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi “Për miratimin e Rregullores së Brendshme për Funksionimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi”;

2. Projektvendimin “Për një shtesë në vendimin nr.2, datë 15.02.2019, të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi “Për procedurën e shortit të caktimit të relatorëve për pozicionet vakante në çdo institucion”.

Këshilli do të vijojë diskutimin e mëtejshëmtë çështjeve të tjera të rendit të ditës në punimet e mbledhjes së radhës, e cila u caktua të zhvillohet në datën 06.02.2020, ora 15.00.

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte