REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E LARTË
ZYRA E SHTYPIT

Tiranë, 04.09.2019

NJOFTIM PËR MEDIAN

Në mbështetje të pikës 1 të nenit 125 dhe pikës 1 të nenit 149/d të Kushtetutës, të nenit 229, pikës 1 të nenit 234, 235 e vijues të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, nisur nga vendimi nr. 201 datë 22.08.2019 i Gjykatës Administrative të Apelit që ka disponuar shfuqizimin e vendimit nr. 108 datë 02.08.2019 dhe vendimit nr. 109 datë 02.08.2019 të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, KED zhvilloi të mërkurën 04.09.2019 ora 14.00, mbledhjen e radhës.

Sikurse ishte parashikuar në rendin e ditës, mbledhja vijoi me thirrjen e ekspertit i cili iu përgjigj pyetjeve sqaruese të drejtuara nga kandidatja Znj. Zhaklina Peto si dhe pyetjeve të drejtuara ndaj tij, nga ana e anëtarëve të KED.

Pas përfundimit të seancës dëgjimore, këshilli vendosi të vijojë me procedurën e verifikimit të mëtejshëm të kandidatës Zhaklina Peto.

 

Zyra e Shtypit
Tel/Fax:04227806
http://www.gjykataelarte.gov.al

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte