REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KËSHILI I EMËRIMEVE NË DREJTËSI

Tiranë, 29.03.2019

NJOFTIM PËR MEDIAN

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), me pjesëmarrjen e anëtarëve të tij dhe anëtarëve zëvendësues, të Avokatit të Popullit, të përfaqësuesve nga subjektet e ftuara sipas pikës 2 të nenit 233 të ligjit nr. 115/2016, si edhe të ekspertëve të EURALIUS, si institucion i ftuar që mbështet me asistencën e tij ligjore përgatitjen dhe miratimin e projektakteve rregullatorë të KED, ditën e sotme 02.04.2019, zhvilloi mbledhjen e radhës, ku në rendin e ditës ishte përcaktuar, vijimi i diskutimeve dhe miratimi i Akteve Normative mbi vlerësimin, pikezimin dhe renditjen e kandidatëve për në Gjykatën Kushtetuese dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë.

Këshilli, i angazhuar maksimalisht për të përmbushur detyrimet e tij kushtetuese, miratoi sot kete Akt, duke perfunduar keshtu procesin e pergatitjes dhe miratimit te akteve nenligjore.

Mbledhja e radhes e Keshillit te Emerimeve ne Drejtesi do te zhvillohet diten e premte date 5.04.2019, ora 10.00, ku do te shpallet zyrtarisht nisja e procedurave per vleresimin, renditjen dhe pikezimin e kandidateve per ne Gjykaten Kushtetuese dhe Inspektorin e Larte te Drejtesise. Gjithashtu diten e premte Keshilli do te zhvilloje dhe hedhjen e shortit per percaktimin e relatoreve per pozicionet vakante.

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte