REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KËSHILI I EMËRIMEVE NË DREJTËSI

Tiranë, 14.05.2019

NJOFTIM PËR MEDIAN

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), me pjesëmarrjen e anëtarëve të tij dhe anëtarëve zëvendësues, të Avokatit të Popullit, të përfaqësuesve nga subjektet e ftuara sipas pikës 2 të nenit 233 të ligjit nr. 115/2016, ditën e sotme 14.05.2019, zhvilloi mbledhjen e radhës me këtë rend dite:

1. Shqyrtimi i rasteve të kandidatëve të tërhequr nga kandidimi, për vendet vakante për Gjykatën Kushtetuese.

2. Shqyrtimi i rasteve për gjetjet e deritanishme, në procedurën e verifikimit të disa prej kandidatëve për vendet vakante për Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Këshillimi i Emërimeve në Drejtësi, pasi shqyrtoi procedurën e ndjekur për verifikimin e kandidaturës dhe aktet përkatëse për shprehjen e vullnetit për tërheqje nga kandidimi dhe për ndalimin për kandidim mbi bazën e korrespondencës me ILDKPI për mos dorëzimin në afat të deklaratve të pasurisë sipas ligjit (brenda 15 ditëve), ka vendosur Përfundimin e Procedurës së Verifikimit, Vlerësimit, Pikëzimit dhe Renditjes së Kandidaturës për 5 kandidatë dhe ndalimin e kandidimit për 5 kandidatë të tjerë, në vendet vakante ekzistuese.

Lista e kandidatëve të tërhequr nga kandidimi, për të gjitha pozicionet, është si më poshtë:

1. Alban Brati

2. Irena Reso

3. Theodhori Sollaku

4. Genci Ismaili

5. Avni Shehu



Lista e kandidatëve të ndaluar nga kandidimi është si më poshtë:

1. Ardita Alsula

2. Denar Biba

3. Kristaq Traja

4. Vasil Bendo

5. Kostandin Kazanxhi



Vendimet për përfundimin e procedurës së verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidaturës, si edhe aktet përkatëse të kandidatëve për tërheqje dhe vendimet per ndalim nga kandidimi, do të publikohen të arsyetuara në faqen elektronike të Gjykatës së Lartë.​

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte