DREJTORIA E MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN (MEDIAN) DHE ME JASHTË
Tiranë, 05.09.2023
Lista e gjyqtarëve që kanë shprehur interes dhe kanë dorëzuar dokumentacionin e kërkuar për kandidatë në Këshillin e Lartë Gjyqësor
Pas përfundimit të afatit për paraqitjen e shprehjes së interesit për kandidatë në Këshillin e Lartë Gjyqësor, shpallur nga Gjykata e Lartë më datë 24.07.2023, për zgjedhjen e 2 (dy) gjyqtarëve nga nga rradhët e gjyqtarëve të gjykatës së shkallës së parë dhe 1 (një) gjyqtari nga radhët e gjyqtarëve të apelit, bazuar në ligjin 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, deri më datë 04.09.2023, kanë shprehur interes dhe kanë dorëzuar dokumentacionin e kërkuar gjyqtarët e mëposhtëm::
- Emona Muçi – Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë
- Irida Kacerja – Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë
- Alma Kodraliu – Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë
- Gentiana Muçaj – Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë
- Markelian Koça – Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës
Administrata e Gjykatës së Lartë, brenda 7 ditëve nga data e mbylljes së afatit për dorëzimin e kërkesës dhe dokumentacionit përkatës, do të vijojë me procesin e verifikimit të plotësimit të kushteve ligjore të kandidatëve dhe menjëherë më pas do të bëjë shpalljen e kandidatëve zyrtarë.
Për kontakt: Ida Vodica Laska Drejtor i Marrëdhënieve me Publikun (Median) dhe me Jashtë Email: ida.vodica@gjykataelarte.gov.al www.gjykataelarte.gov.al