Kur Gjykata e Lartë vepron me procedurë të përshpejtuar

GJYKATA E LARTË MUND TË SHQYRTOJË ME PROCEDURË TË PËRSHPEJTUAR ÇËSHTJET SI VIJOJNË :

A. Për çështjet civile dhe administrative:

1)Kundërshtim të vendimeve të ndërmjetme.
2)Çështje për të cilat është vendosur pezullimi i ekzekutimit nga Gjykata e Lartë.
3)Çështje që kanë të bëjnë me pasojat e zgjidhjes së martesës si dhe çështjet që kanë të bëjnë me lëshimin e urdhrit të mbrojtjes.
4)Çështje me objekt kujdestarinë, birësimin, heqjen e zotësisë për të vepruar.
5)Pjesëtim pasurie (faza e parë).
6)Çështje për të cilat gjykata e apelit ka vendosur kthim për rigjykim ose pushimin e gjykimit.
7)Çështje që kanë ardhur për herë të dytë ose të tretë në Gjykatën e Lartë, si dhe çështjet për të cilat gjykata e apelit ka vendosur kthimin për rigjykim në shkallë të parë.
8)Çështje me objekt pavlefshmërinë e titujve ekzekutivë si dhe kundërshtimin e veprimeve përmbarimore.
9)Konflikte pune e sigurime shoqërore.
10)Ankimet kundër vendimeve të Komisionit të Shërbimit Civil.
11)Çështje që kanë të bëjnë me interpretimin e vendimeve dhe ndreqjen e gabimeve në vendimet gjyqësore.
12)Çështje që kanë të bëjnë me rivendosjen në afat dhe pavlefshmërinë e njoftimeve.
13)Çështje që kanë të bëjnë me servitutet.
14)Çështje që kanë të bëjnë me shpërblimin e dëmit nga aksidentet automobilistike.
15)Çështje që duhen shqyrtuar për shkak të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

B. Për çështje penale:

1)Rastet e Amnistisë.
2)Kërkesat që kanë të bëjnë me fazën e hetimeve paraprake.
3)Rastet e ekstradimeve.
4)Prishje vendimi dhe kthim për rigjykim.
5)Kundërshtim të vendimeve të ndërmjetme.
6)Kërkesat në fazën e ekzekutimit të vendimeve.
7)Çështje që duhen shqyrtuar për shkak të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

3.Gjykimet në lidhje me shqyrtimin e masave shtrënguese të sigurimit, duhet të kryhen brenda afatit prej 15 ditësh.

4.Për çështjet që regjistrohen rishtas, evidentimi i rasteve kur duhet gjykuar me procedurë të përshpejtuar, do të kryhet që në momentin e regjistrimit. Nga lista e çështjeve të regjistruara brenda një dite, për çështjet që plotësojnë kriteret për t`u gjykuar me procedurë të përshpejtuar, do të njoftohet Kryetari si dhe gjyqtarët që do të jenë relatorë të çështjeve përkatëse.

5.Për çështjet që tashmë janë të regjistruara, të kryhet evidentimi dhe shënimi i rasteve që plotësojnë kriteret për t`u gjykuar në mënyrë të përshpejtuar, dhe kopja e listës përkatëse përveç gjyqtarit relator, t`i dorëzohet edhe Kryetarit të Gjykatës së Lartë.

6.Mbi bazën e kërkesave të palëve ndërgjyqëse, për përshpejtimin e gjykimit të një çështje konkrete, në raste dhe rrethana të veçanta, mund të përshpejtohet gjykimi i çështjes me miratimin e Kryetarit të Gjykatës.

7.Shqyrtimi me procedurë të përshpejtuar i çështjeve nga ana e Kolegjeve të Gjykatës së Lartë, bëhet duke pasur parasysh njëkohësisht natyrën e çështjeve dhe datën e regjistrimit të tyre. Çështjet e të njëjtës natyrë, merren në shqyrtim në mënyrë rendore, duke filluar nga çështjet me datë regjistrimi më të hershme.

8.Në raste të veçanta, edhe brenda të njëjtës kategori çështjesh, duke pasur parasysh vetë specifikën e saj, gjyqtari relator mund t`i propozojë trupit gjykues gjykimin e çështjes në mënyrë të përshpejtuar.​

MBI SHQYRTIMIN E KËRKESËS PËR KONSTATIMIN E SHKELJES SË AFATIT TË ARSYESHËM, PËRSHPEJTIMIN E PROCEDURAVE DHE KËRKESË PADISË PËR SHPËRBLIMIN E DËMIT

Në mbështetje të Urdhrit nr.284, datë 06.11.2017 të Kryetarit të Gjykatës së Lartë, si dhe të shkronjës “dh” të nenit 37 të Ligjit nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, si dhe duke pasur parasysh rregullimet e reja ligjore lidhur me shqyrtimin e kërkesave për konstatimin e shkeljes së afatit të arsyeshëm ose për përshpejtimin e procedurave të gjykimit, sqarojmë se:

1. Shqyrtimi i çështjeve gjyqësore pranë Gjykatës së Lartë bëhet në bazë të një radhe gjykimi, në përputhje me periudhën e regjistrimit të çështjes gjyqësore pranë Sekretarisë Gjyqësore.

2. Për kërkesat e paraqitura në Gjykatën e Lartë për konstatimin e shkeljes së afatit të arsyeshëm dhe përshpejtimin e procedurës së gjykimit si dhe për kërkesë paditë për shpërblimin e dëmit, sekretaria gjyqësore bën regjistrimin e tyre në regjistrat përkatës.

3. Pas regjistrimit, kërkesa ose kërkesë padia do të hidhen në short sipas procedurave të parashikuara me ligj.

4. Trupi gjykues planifikon dhe kryen shqyrtimin e kërkesës ose kërkesë padisë duke respektuar afatet e përcaktuara.

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte