REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E LARTË
ZYRA E SHTYPIT

Tiranë, 20.05.2019

NJOFTIM PËR MEDIAN

Kryetari i Gjykates se Larte z. Xhezair Zaganjori mori pjese ne Forumin e IX-te Nderkombetar te Drejtesise, zhvilluar ne Shen Petersburg ne datat 14 — 18 Maj 2019.

Ftesen per pjesemarrjen, z. Zaganjori e mori nga z. Aleksander Konovalov, Minister i Drejtesise se Federates Ruse dhe njekohesisht Kryetar i Komitetit Organizator te kesaj Konference te rendesishme, e cila u ndoq nga rreth 5 mije pjesemarres qe perfaqesonin rreth 100 vende te botes.

Ne diten e pare u organizua ceremonia e shpalljes se botimit fitues ne fushen e se drejtes private per vitin 2018. Nje juri e vecante me perfaqesues nga 10 vende te ndryshme te botes shpalli si te tille botimin me titull “Humans as a Service”, me autor Jeremias Prassl, lektor ne Universitetin e Oxfordit. Libri paraqet problemet dhe impaktin qe kane sot platformat web ne marredheniet tradicionale te punes, duke propozuar njekohesisht edhe zgjidhjet perkatese, vecanerisht persa i perket statusit te punemarresve, mbrojtjes se konsumatoreve, realizimit te detyrimeve tatimore, e te tjere.

Programi zyrtar i Forumit u cel me sesionin plenar te dates 15 maj, te titulluar “Arti i se Drejtes”, permes se cilit synohej te evidentoheshin problemet e shumta me te cilat ballafaqohen sot juristet ne detyren e gjyqtarit, prokurorit, avokatit, noterit, profesorit, e te tjere, per shkak te zhvillimit te shpejte te teknologjive moderne, vecanerisht te asaj te informacionit dhe mjeksise, sfidave ekonomike ne planin global, proceseve integruese e globalizuese, luftes sa me efektive kunder terrorizmit dhe formave te tjera te kriminalitetit brenda dhe pertej kufijve nacionale, mungeses se rregullimeve ligjore ne shume fusha specifike ne planin kombetar e nderkombetar, e te tjere.

I ftuar nderi per te folur mbi disa prej ketyre sfidave ishte z. Dmitry Medvedev, Kryeminister i Federates Ruse dhe ish Profesor ne Fakultetin e Drejtesise te Universitetit te Shen Petersburgut. Nder te tjera, duke evidentuar faktin e rendesishem te nderkombetarizimit te shume sherbimeve ligjore sot kudo ne bote, ai radhiti si prioritare nevojen e orientimit apo vemendjes se shtuar per gjetjen e zgjidhjeve sa me te pershtateshme per ceshtje te tilla te rendesishme si mbrojtja e te dhenave personale; mbrojtja sa me efektive e pronesise intelektuale; garantimi i sherbimeve antimonopol; pergatitja me e mire per ekonomine dixhitale, vecanerisht per sa i perket transferimit te licensave dhe kontratave elektronike; pergatitjen e informacionit elektronik per cdo sherbim publik; mbrojtjen me te mire te ambientit, sportit, artit dhe vlerave kulturore, e te tjere.

Me pas, sipas programit, per tre dite me radhe u zhvilluan tryeza te shumta per ceshtje specifike ne fushen e te drejtes. Zoti Zaganjori mori pjese aktive ne disa prej tyre, mes te cileve mund te vecohen panelet lidhur me : a) Sfidat me te cilat duhen te ballafaqohen Fakultetet e Drejtesise per pergatitjen e juristeve sa me te mire jo vetem me dije te forta teorike por edhe me aftesi praktike ne zgjidhjen e problemeve ligjore b) Detyrimet e shteteve per zbatimin e standarteve bashkekohore ne fushen e te drejtave te njeriut, vecanerisht te vendimeve te Gjykates Evropiane te te Drejtave te Njeriut c) Rolin e precedentit ne zgjidhjen e konflikteve ne gjykate. Siguria juridike dhc aktivizmi gjyqesor. d) lnteligjenca artificiale ne fushen e drejtesise. A mund te zevendesohemi nga Roboti? e) A duhet te reformohet e te thjeshtohet sistemi i zgjidhjes se mosmarreveshjeve ndermjet shtetit dhe invesitoreve?

Qe ne diten e pare te Forumit Nderkombetar, z. Zaganjori i’u dha mundesia qe te zhvillonte nje bisede te perzemert e miqesore me z. Dmitry Medvedev, Kryeminister i Federates Ruse dhe me pas edhe me z. Aleksander Konovalov, Minister i Drejtesise. Gjate punimeve te Konferences ai pati mundesine te takohej gjithashtu edhe me mjaft Ministra Drejtesie apo kryetare e anetare te Gjykatave te Larta apo Kushtetuese nga vende te ndryshme.

Item 1
 
 

 

Zyra e Shtypit
Tel/Fax:04227806
http://www.gjykataelarte.gov.al

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte