REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E LARTË
ZYRA E SHTYPIT

Tiranë, 31.10.2017

NJOFTIM PËR MEDIAN

Kryetari i Gjykatës së Lartë Z. Xhezair Zaganjori, priti të hënën në një takim një delegacion të përbërë nga anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor të Republikës së Turqisë, përbërë nga dy anëtarë të këtij këshilli Z. Ali Cengiz Koseoglu dhe Z. Cafer Ergen, si dhe stafit administrativ të tij.

Gjatë takimit Z. Zaganjori vlerësoi në rradhë të parë bashkëpunimet e vazhdueshme të autoriteteve shqiptare dhe atyre turke në fushën e së drejtës. si dhe përmendi suksesin e këtyre bashkëpunimeve veçanërisht në formimin e brezave të rinjtë gjyqtarëve dhe prokurorëve. Z. Zaganjori i njohu anëtarët e delegacionit turk, me mënyrën e organizimit dhe funksionimit të pushtetit gjyqësor dhe Gjykatës së Lartë në veçanti, problemet aktuale me të cilat po përballet ajo, rolin e saj në unifikimin e praktikës gjyqësore, si dhe respektimin e standardeve gjyqësore në drejtim të sigurimit të një procesi të rregullt ligjor. Gjithashtu delegacioni nga Turqia u njoh edhe me proceset reformuese që po ndërmerren në sistemin e drejtësisë, adaptimin dhe përvetësimin e standardeve evropiane lidhur pushtetin gjyqësor, nevojën e forcimit të pavarësisë dhe rritjes se efektivitetit të tij, etj..

Edhe delegacioni turk bëri një paraqitje të strukturës, organizmit dhe funksionimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Në takim u diskutua rëndësia që ka pavarësia e gjyqësorit, respektimin e standardeve ndërkombëtare në këtë fushë, rolin dhe rëndësinë që ka jurisprudenca e Gjykatës Evropiane e të Drejtave të Njeriut në veprimtarinë e gjyqësorit, etj..

Ndërmjet delegacioneve u diskutua mbi vazhdimin e forcimit të marrëdhënieve shumë të mira të bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e ligjit dhe shkëmbimit të vizitave dhe organizimit të takimeve e trajnimeve të përbashkëta.

Item 1
 
 

 

Zyra e Shtypit
Tel/Fax:04227806
http://www.gjykataelarte.gov.al

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte