REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E LARTË
ZYRA E SHTYPIT

Tiranë, 10.10.2017

NJOFTIM PËR MEDIAN

Me ftesë të Kryetarit të Gjykatës së Lartë të Mbretërisë së Belgjikës Z. Jean de Cod dhe Presidentit të Shoqatës së Gjykatave të Larta dhe të Kasacionit të Vendeve Frankofone (AHJUCAF) Z. Ousmane Batoko, Kryetari i Gjykatës së Lartë Z. Xhezair Zaganjori mori pjesë në konferencën e radhës së kësaj shoqate, e cila u zhvillua gjatë datave 9-10 tetor në Bruksel, Belgjikë.

Kongresi i cili u hap me fjalët përshëndetëse të Kryetarit të Gjykatës së Lartë të Mbretërisë së Belgjikës Z. De Cod, Presidentit të AHJUCAF Z. Batoko dhe Ministrit Belg të Drejtësisë Z. Koen Geens, pati një pjesëmarrje të gjerë me përfaqësues të Gjykatave të Larta nga 47 vende frankofone anëtare.

Tema kryesore e konferencës së këtij viti ishte “Pavarësia financiare e sistemit gjyqësor”.

Në fjalën e tij, mbajtur në panelin kushtuar autonomisë financiare në raport me pushtetin ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqësor, Kryetari i Gjykatës së Lartë të Shqipërisë Z. Zaganjori, theksoi rëndësinë që ka buxhetimi i gjykatave me burime të mjaftueshme financiare per funksionimin e tij, i cili perben një element të qenesishem te ruajtjes së pavaresise se tij institucionale. Pavaresia i pergjigjet objektivit te krijimit te kushteve te pershtashme organizative, institucionale dhe financiare ne masen qe gjyqesori te jete i afte te veproje ne perputhje me misionin e vet, qe eshte administrimi i drejtesise. Krijimi i premisave te nevojshme per mirefunksionimi i ketij sistemi, eshte kusht esencial per forcimin e demokracise, konsolidimin e shtetit te se drejtes, zhvillimin e qendrueshem te nje vendi, mbrojtjen efektive e te drejtave dhe lirive te inidividit dhe ruajtjen e stabilitetit te raporteve shoqerore dhe ekonomike. Mos sigurimi i fondeve te mjaftueshme buxhetore perben rrezik per pavaresine e gjyqesorit, cenon funksionimin normal te veprimtarise se tij, si dhe mund te beje ate vulnerabel nga presionet e jashtme dhe korrupsioni. Nuk mund te kete pavaresi efektive nese gjyqesori nuk disponon burimet e mjaftueshme per permbushjen e misionit te tij. Pavaresia, cilesia, dhe eficienca perbejne elemente kyç per nje sistem efektiv drejtesie. Ofrimi i nje sherbimi gjyqesor te shpejte, cilesor dhe efektiv perben nje detyrim ndaj qytetareve, e ne kete aspekt eshte e nevojshme krijimi i kushteve dhe mekanizmave qe mundesojne realizimin e ketyre objektivave.

Z. Zaganjori bëri një ekspoze të detajuar edhe të funksionimit të këtij sistemi në Shqipëri duke u shprehur ndër të tjera se plotesimi i nevojave te gjyqesorit me fonde buxhetore per zhvillimin e veprimtarise se tij influencohet apo kushtezohet nga vendimet e pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ.

Hartimi i buxhetit gjyqësor nga një strukturë e veçantë, mundësia e mbrojtjes së këtij buxheti në strukturat shtetërore kompetente per miratimin e buxhetit, si dhe administrimi i këtij buxheti nëpërmjet vendimeve të Zyres, ka shenuar një hap pozitiv në drejtim të sigurimit te pavarësisë financiare të pushtetit gjyqësor. Ky sistem deri me tani ka funksionuar ne menyre te suksesshme dhe administrimi i buxhetit, nepërmjet vendimmarrjes së Bordit Drejtues, ka siguruar deri me sot pavarësine fianciare nga dy pushtetet e tjera. Por, megjithëse hartimi dhe administrimi i fondeve buxhetore per gjyqesorin behet ne menyre te pavarur, akordimi i nivelit te tyre per plotesimin e nevojave te tij varen nga pushteti ekzekutiv dhe legjislativ. Niveli i fondeve te akorduara nuk kane qene i mjaftueshem per gjyqesorin qe ti lejoje atij qe te perballoje nevojat e veta dhe te siguroje nje zhvillim te qendrueshem. Madje në disa raste plotesimi i nje pjese te nevojave me mbeshtetje financiare per permiresimin e infrastruktures gjyqesore, eshte siguruar nepermjet investimeve te huaja, si Bashkimi Evropian, USAID, OSBE, Keshillit te Evropes, fonadacioneve gjermane, etj., per realizimin e projekteve te ndryshme me rendesi ne gjyqësor (infrastrukturë, trajnime, etj.) Në këtë prizëm mes gjyqësorit dhe misionit EURALIUS u vendosën edhe kontakte bashkëpunimi për të hartuar një dokument të vlerësimit të nevojave.

Gjatë ditëve të qëndrimit në konferencë, Z. Zaganjori u prit në takime të veçanta nga Kryetari i Gjykatës së Kasacionit të Republikës së Francës Z. Bertrand Louvel, Presidenti i Gjykatës së Kasacionit të Belgjikës Z. Jean De Cod, Presidenti i Gjykatës Kushtetuese të Belgjikës Z. Jean Spreutels, Presidenti i AHJUCAF Z. Ousmane Batoko dhe personalitete të tjera, me të cilët diskutoi mbi mundësinë e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të marrëdhënieve mes gjykatave të larta të vendeve frankofone dhe shkollave respektive të Magjistraturës.

Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë është anëtare themeluese e kësaj Shoqate që prej vitit 2001, kur kjo shoqatë u krijua. AHJUCAF sot përbëhet nga 47 anëtarë. Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë merr pjesë aktive në të gjitha aktivitetet që nga themelimi i saj. Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë ka dhënë dhe vazhdon të japë kontributin e saj përkrah gjykatave të tjera të larta frankofone duke shprehur idetë dhe mendimet e saj në lidhje me problematikat e lindura duke u bërë kështu një nga anëtaret më aktive dhe të çmuara të kësaj shoqate.

Item 1
 

 

Zyra e Shtypit
Tel/Fax:04227806
http://www.gjykataelarte.gov.al

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte