REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E LARTË
ZYRA E SHTYPIT

Tiranë, 12.04.2017

NJOFTIM PËR MEDIAN

Kryetari i Gjykatës së Lartë Z. Xhezair Zaganjori, ka pritur të hënën në Gjykatën e Lartë Ministrin e Drejtësisë së Landit të Bavarisë z. Winfried Bausback, i cili shoqërohej në këtë vizitë nga anëtarë të stafit të tij.

Gjatë takimit me Z. Bausback u shkëmbyen mendime dhe eksperienca mbi problematikat dhe arritjet e sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Z. Zaganjori e njohu ministrin e Drejtësisë me sfidat me të cilat përballet sot sistemi gjyqësor në kuadër të ndryshimeve kushtetuese dhe reformës në sistemin e drejtësisë, të tilla si; rritja e performancës dhe e efiçencës së gjykatave, rritja e pavarësisë së pushtetit gjyqësor, lufta kundër korrupsionit, etj. Sipas Kryetarit të Gjykatës së Lartë, vazhdimi i këtyre reformave është në funksion të forcimit e konsolidimit të mëtejshëm të demokracisë e shtetit të së drejtës, duke i dhënë përparësi mbrojtjes së të drejtave dhe interesave të ligjshme të individit.

Gjithashtu Z. Bausback e ka njohur Z. Zaganjori me mënyrën e organizimit dhe funksionimit të sistemit gjyqësor në Landin e Bavarisë si dhe organeve të tjera të rëndësishme të drejtësisë.

 

Zyra e Shtypit
Tel/Fax:04227806
http://www.gjykataelarte.gov.al

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte