REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E LARTË
ZYRA E SHTYPIT

Tiranë, 19.12.2018

NJOFTIM PËR MEDIAN

Kryetari i Gjykates se Larte Prof. Xhezair Zaganjori, mori pjese si i ftuar nderi ne Konferencen Vjetore te Institutit per Diplomaci Kulturore (ICD), zhvilluar ne Berlin ne datat 13–16 dhjetor 2018.

Konferencat e rregullta qe zhvillon ky Institut, kane si qellim kryesor perdorimin ne nivel nderkombetar te diplomacise kulturore, ne funksion te promovimit te parimeve te demokracise, zhvillimit dinamik te se drejtes nderkombetare dhe mbrojtjen sa me efektive te te drejtave te njeriut ne shkalle boterore. Pjesemarres ne kete konference jane kryetare dhe ish kryetare te shteteve, ministra dhe deputete, kryetare te Gjykatave Kushtetuese dhe Gjykatave te Larta, e te tjere.

Ne kete aktivitet, Z. Zaganjori mbajti fjalen me teme “Deklarata Universale e te Drejtave te Njeriut, si nje dimension teper i rendesishem ne nivel Global – rasti i Shqiperise”.

Nder te tjera, Z. Zaganjori vuri ne dukje se 70 vjetori i miratimit te Deklarates Universale te te Drejtave te Njeriut nga Organizata e Kombeve te Bashkuara, eshte nje rast mjaft i mire per te kujtuar perpjekjet madhore te hartuesve te ketij dokumenti historik, por njekohesisht eshte edhe nje mundesi per te reflektuar e per t’u angazhuar edhe me shume ne mbrojten e te drejtave dhe lirive themelore te individit, si kusht themelor per garantimin e paqes, sigurise dhe zhvillimit te qendrueshem. Ne kete kuader, ai vecoi kontributin e dhene ne kete drejtim ne vitet 40’ te shekullit qe kaloi nga juristi i shquar francez dhe fitues i cmimit nobel per paqe Rene Cassin, kanadezi Xhon Humprey, e te tjere, duke u ndalur me pas vecanerisht tek figura e Eleanor Rousevelt, ish bashkeshorte e Presidentit te ShBA Franklin Rousevelt, e cila me te drejte, per shkak te angazhimit te panderprere e teper energjik ne mbrojtjen e te drejtave te njeriut si dhe pergatitjen dhe miratimin e kesaj Deklarate, eshte cilesuar shpesh edhe si Zonja e Pare e Globit.

Me pas, z. Zaganjori foli per permbajtjen e ketij dokumenti te rendesishem qe ende mbetet si pike kryesore referimi dhe frymezimi per shumicen e kushtetutave demokratike dhe aktet e shumta nderkombetare te miratuara ne vijim, si dhe per natyren juridike te tij.

Ne fund, bazuar edhe ne pyetjet e shumta qe ju drejtuan atij nga te pranishmit, Z. Zaganjori vuri theksin ne progresin dhe problematiken e te drejtave te njeriut ne Shqiperi, duke prekur ne menyre te vecante, ceshtjet e besimit fetar, tolerancen, bashkepunimin dhe mirekuptimin ndermjet besimeve te ndryshme ne vendin tone, e ceshtje te tjera.​

 

Item 1

 

Zyra e Shtypit
Tel/Fax:04227806
http://www.gjykataelarte.gov.al

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte