gjykata e larte_new politics logo_presentation_017_copy_2
DREJTORIA E MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN (MEDIAN) DHE ME JASHTË

Tiranë, 14.04.2023

NJOFTIM PËR MEDIAN

Anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, marrin pjesë në konferencën e përbashkët me temë: “Juridiksioni kushtetues dhe juridiksioni gjyqësor, pikëtakimet dhe ndarjet midis tyre”. Organizimi i këtij aktiviteti të përbashkët mbështetet nga Zyra e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ku i pranishëm ishte dhe ambasadori Guido De Sanctis.

Në sesionin e parë Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë Z. Sokol Sadushi dhe Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Zj. Holta Zaçaj kanë prezantuar në lidhje me temën: “Hapësira dhe kufijtë e interpretimit kushtetues të gjykatave të zakonshme; gjykimi incidental dhe natyra e vlerësimit të gjyqtarit të zakonshëm”.

“Roli i gjyqtarit kushtetues në interpretimin e ligjit të zakonshëm për t`i dhënë kuptim normës kushtetuese”, është trajtuar nga Zj. Elsa Toska, gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese dhe Z. Artur Kalaja, kryetar i Kolegjit Civil.

“Gjykata e Lartë dhe roli i saj për të siguruar uniformitetin e praktikës gjyqësore”, u trajtua në panelin e drejtuar nga Z. Ilir Toska, gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese dhe Z. Ilir Panda, kryetar i Kolegjit Penal.

Në sesionin e pasdites,· Zj. Sonila Bejtja, gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese dhe Z. Sandër Simoni, gjyqtar në Gjykatën e Lartë, prezanton në lidhje me temën: “Standardi i gjykatës së caktuar me ligj; zbatimi i tij në përputhje me ndryshimet kushtetuese dhe ligjore që përcaktojnë juridiksionin e Gjykatës së Lartë për njësimin dhe zhvillimin e praktikës ligjore”.

“Arsyetimi i vendimeve të dhomës së këshillimit; natyra e pretendimeve të parashtruara në rekurs si përcaktuese e detyrimit të Gjykatës së Lartë për të trajtuar dhe rastet kur gjykatat më të ulëta kanë dhënë zgjidhje ligjore diametralisht të kundërta”, prezantohet nga Z. Sandër Beci, gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese dhe Z. Asim Vokshi, gjyqtar në Gjykatën e Lartë.

Tema “E drejta e mbrojtjes efektive të individit në gjykimin në Gjykatën e Lartë; gjykimi në dhomën e këshillimit veçanërisht kur ajo gjykatë shqyrton, me nismën e saj, çështje ligjore pa njoftuar paraprakisht palët” trajtohet në panelin e drejtuar nga Zj. Marsida Xhaferllari, gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese dhe Zj. Margarita Buhali, gjyqtare në Gjykatën e Lartë.

 
 
 
 
 
 
 
 

 

Për kontakt: Ida Vodica Laska Drejtor i Marrëdhënieve me Publikun (Median) dhe me Jashtë Email: ida.vodica@gjykataelarte.gov.al www.gjykataelarte.gov.al

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte