Programi i Transparencës

Rreth autoritetit Kuadri ligjor rregullator Informacion mbi buxhetin dhe procedurat e prokurimit të Gjykatës së Lartë
Shqyrtimi i çështjeve në lidhje me kuptimin dhe zbatimin e ligjit Sistemi i mbrojtjes se informacionit, llojet dhe format e dokumentave Regjistri i Kërkesave dhe i përgjigjeve
Statistika Informacione/dokumente që kërkohen më shpesh Mekanizmat kontrollues dhe monitorues që veprojnë mbi Gjykatën e Lartë
Koordinatori për të Drejtën e Informimit

gjykata e larte_new politics logo_presentation_017_copy_2
DREJTORIA E MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN (MEDIAN) DHE ME JASHTË

Tiranë, 24.10.2022

NJOFTIM PËR MEDIAN

Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë, me mbështetjen e Fondacionit Gjerman për Bashkëpunim Ligjor Ndërkombëtar (IRZ), organizoi të hënën, 24 tetor 2022, konferencën me temë “Ndihma e ndërsjellë ndërkombëtare në çështjet penale”. Aktiviteti i  drejtohet antarëve të Gjykatës së Lartë, Njësisë së Shërbimit Ligjor dhe Qendrës së Dokumentacionit.

Ky aktivitet u konsiderua mjaft i rëndësishëm nga ana e Zëvendëskryetarit të Gjykatës së Lartë, z. Sokol Sadushi, i cili theksoi nevojën për rritjen e vazhdueshme të cilësisë së vendimmarrjes së kësaj gjykate në të gjitha aspektet.

Konferenca u përshëndet gjithashtu edhe nga Frank Hupfeld, Drejtor i Projektit për Evropën Juglindore II dhe Kaukazin e Jugut. Ndërsa ekpertët e ftuar Dr. Stefan Trunk, prokuror i lartë në Duisburg dhe Z. Michael Bolz, prokuror i lartë në Frankfurt, nëpërmjet referateve, shembujve ilustrues dhe diskutimeve, paraqitën në mënyrë të përgjithshme bazat ligjore dhe praktikën në fushën e ndihmës ndërkombëtare të ndërsjellë në çështjet penale.

 
 

 

Për kontakt: Ida Vodica Laska Drejtor i Marrëdhënieve me Publikun (Median) dhe me Jashtë Email: ida.vodica@gjykataelarte.gov.al www.gjykataelarte.gov.al

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte