gjykata e larte_new politics logo_presentation_017_copy_2
DREJTORIA E MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN (MEDIAN) DHE ME JASHTË

Tiranë, 06.10.2022

NJOFTIM PËR MEDIAN

Këshilltarët ligjor dhe specialistët e Qendrës së Dokumentacionit të Gjykatës së Lartë, morën pjesë në trajnimin tre ditor të organizuar mbi rëndësinë që paraqet struktura e vendimeve të gjykatës në përgatitjen e përmbledhjeve dhe abstrakteve mbi parimin e ligjit të vendosur nga gjykata.

Prezantimi i metodave të zbatuara nga Zyra e Dokumentacionit pranë Gjykatës Italiane të Kasacionit (Ufficio del Massimario) u soll për pjesëmarrësit nga ekspertja e ftuar Maria Emanuela Guerra, e cila ofroi asistencën dhe eksperiencën e saj në mënyrat efikasë të përmbledhjes së vendimeve gjyqësore, nxjerrjen e abstraktit të vendimeve si edhe përgatitjen dhe përdorimin e fjalëve kyçe.

Aktiviteti organizohet nga Gjykata e Lartë, gjatë datave 4 – 6 Tetor 2022 dhe zhvillohet në kuadër të nismës “Mbështetja e zbatimit të vendimeve gjyqësore dhe lehtësimi i ekzekutimit të vendimeve të GJEDNJ në Shqipëri” në kuadër të “Programit Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë II”, një nismë bashkëpunimi e bashkëfinancuar nga Bashkimin Evropian dhe Këshilli i Evropës.

 

Për kontakt: Ida Vodica Laska Drejtor i Marrëdhënieve me Publikun (Median) dhe me Jashtë Email: ida.vodica@gjykataelarte.gov.al www.gjykataelarte.gov.al

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte