Informacion mbi çështjet penale në seancë gjyqësore të datës 27 Korrik 2021

27.07.2021

Shënim: Brenda tre ditëve nga arsyetimi, vendimi u komunikohet palëve, nëpërmjet shpalljes në faqen e internetit të Gjykatës së Lartë dhe me njoftim individual kur palët ose përfaqësuesit e tyre kanë lënë të dhënat elektronike të kontaktit.

INFORMACION MBI ÇËSHTJET PENALE PËR GJYKIM NE SEANCE GJYQESORE

I.PANDA

S.BINAJ

A.BOKSI

S.SIMONI

K.KURUSHI

DATË 27 KORRIK 2021

Nr.

RRETHI

NR. AKT.

PALET NDERGJYQESE

ORA

RELATORI

VENDOSI

1.

GJKKO

227/21

Akuzuese:Lulzim Basha

I akuzuari:Erion Veliaj

13:00

I.PANDA

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë në lidhje me pyetjen e ngritur për njësimin e praktikës gjyqësore, vendosi të mbahet ky qëndrim:

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është kompetente për shqyrtimin e të gjitha akuzave penale të ngritura ndaj një subjekti të posaçëm të parashikuar nga neni 75/a i Kodit të Procedurës Penale. Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është kompetente për shqyrtimin e akuzave penale, në të cilat akuza në gjykim përfaqësohet nga prokuroria si dhe për gjykimin e akuzave penale të viktimës akuzuese, të ngritura ndaj një subjekti të posaçëm, sipas nenit 59 të K.Pr.Penale.

Në lidhje me çështjen, Kolegji vendosi:

Zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës lendore ndërmjet Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për shqyrtimin e çështjes penale me nr.227/2021 Regj.Them, datë regjistrimi 30.03.2021 me viktimë akuzuese Lulzim Basha, kundër të akuzuarit Erion Veliaj për veprën penale “Shpifja” parashikuar nga neni 120/2 i K.Penal, duke përcaktuar Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Pare kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si gjykata kompetente për shqyrtimin e çështjes.

Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2014 Gjykata e Larte